Takimi me shqiptarët e Amerikës, Rama: Mikpritje vëllazërore! U kërkon votën për zgjedhjet e 2025: Bëhuni garant që Shqipëria s'kthehet më pas

27 Tetor, 08:34| Përditesimi: 27 Tetor, 09:34

  • Share

Kryeministri Edi Rama u kërkoi votën për Partinë Socialiste shqiptarëve të Amerikës që do të votojnë për herë të parë nga atje ku jetojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen në pranverën e 2025.

Për Ramën PS është e vetmja forcë që bëri realitet reformën që po godet pandëshkueshmërinë dhe që do e çojë Shqipërinë në BE dhe prandaj shqiptarët e Amerikës duhet të vijojnë të ndihmojnë shqiptarët e Shqipërisë siç e kanë bërë dhe në këto vite.

“Shqipëria ka bërë progres të jashtëzakonshëm por është akoma një progres në rrezik nëse të gjithë së bashku nuk e shtyjmë përpara në këtë kilometër të fundit për ta bërë anëtare të Bashkimit Europian”

Një nga arsyet e suksesit tuaj, mesa kam kuptuar, është që shqiptarët këtu kanë ndihmuar shqiptarët, që kush ka ardhur përpara ka ndihmuar ata që kanë ardhur më mbrapa dhe prandaj Diaspora sot, prandaj shqiptarët jashtë atdheut sot duhet të luajnë për Shqipërinë atë rol që kanë luajtur ata shqiptarë këtu që kanë ndihmuar shqiptarët që kanë ardhur dhe duhet të bëhen garantë me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje, duhet të bëhen garantët që Shqipëria nuk kthehet më mbrapa”

“Kam ardhur këtu për t’iu kërkuar që ta vazhdojmë dhe ta përmbushim sëbashku këtë mision të nisur një dekadë më parë, për ta ngjitur Shqipërinë në majën e 2030 duke e bërë përfundimisht të pakthyeshme rrugën drejt Europës dhe duke bërë për vendin tonë, për shtetin tonë, për flamurin tonë atë që çdo shqiptar si ju në Amerikë apo Europë ka bërë për veten e vet, për familjen e vet, për të ardhmen e fëmijëve të vet duke u bërë pjesë krenare e pandashme e bashkësisë ku sot jeton dhe punon këtu në Amerikë apo matanë oqeanit në Europë" tha Rama dje në takimin që u mbajt në Nju Jork.

Pjesë të këtij takimi kryeministri i ndau në facebook edhe sot duke i përcjellë falenderimet më të ndjera të gjithë pjesëmarrësve në takim për mikpritjen e tyre vëllazërore"

Nw takimin e djeshwm nw Nju Jork Rama përsëriti thirrjen për të investuar në Shqipëri duke lajmëruar se në javët në vijim do të prezantohet dhe Paketa e Maleve që i hap rrugën emigrantëve të vijnë të investojnë në pronat e gjyshërve.

I gjithë takimi i Nju Jorkut ndryshoi në format nga takimet e para me diasporën e Greqisë dhe Italisë duke u kthyer në një bashkëbisedim dhe u përqëndrua tek rezultat e sistemit të drejtësisë.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • lia: 28/10/2024 09:51

    po pra tju mbajme ne pushtet se skeni marre hic ke nje qeveri te tere pas hekurave edhe prap kerkon vota mos u ngopshi komunista qe te mbajme spiropalin ne pushtet nga pabukse tani krekoset o njerez ngrihuni sa nuk eshte vone

    Përgjigju
  • Votues: 27/10/2024 11:34

    Te ka konsumuar pushteti, menderisht, fizikisht dhe moralisht. Jo ne NY, po edhe ne Mars te shkosh nuk fiton dot me. PD, PS, LSI, dhe pjellat e tyre, e mbyllen ciklin. E ardhmja u takon partive te reja qe po organizohen.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 27/10/2024 09:39

    VO: -Jam i gëzuar që më në fund doli 1 KM që ka përkrahje Nd/Kombëtare 100 %,duke ja zbardhur faqen VËNDIT TË SHQIPONJAVE,DUKE NGRITUR LART FLAMURIN KUQEZI NË EUROPË E AMERIKË. -Mesazhet e E.Ramës PA DROJE ishin konkrete për të ZOTËT e shtëpisë,BE,GREQINË MUAJ MË PARË,DREJTËSINË & KLLOUNËT E POLITIKËS NË SHQIPËRI,pa përmëndur EMRA-të cilët votuan Ligjin e drejtësisë me 140 vota-100 %(dhe mandej e sabotuan) si askund tjetër Shtet demokratik në BOTË,duke ngritur DORËN LART E KOKËN POSHTË TE PRAPANICA. -Fakti që SPAK+GJJKO nën OKEJ AMERIKAN filloi të godasi vetëm MAJTAS( 100/2),ishte KAMBAN ALARMI QË PO TREGON AKOMA SE PD+OPOZITA NUK MUND TË DREJTOHET MË nga 2 KLLOUN TË KORRUPTUAR FAMILJARISHT & ME HA-LE-ATËT NË 34 VITE,DUKE ELEMINUAR ÇDO FILIZ(kandidat) TË RI,PARTI TË RE..duke përdhosur elementin e par të DEMOKRACISË-vjedhjen e VOTAVE që nga 1996 e deri sot. -E.Rama bëri të kjart nga Amerika se do të jet KM deri 2029 për të ngritur flamurin e SKËNDER BEUT E I.QEMANIT NË BE,Pasi asnjë forcë tjetër politike nuk e bën dot një gjë të tillë,pavarsisjt se në maxhorancë ka më shumë të dënuar,por që nuk u shkohet pas në DYERT E GJYKATAVE PËR TI TRËMBUR SIKUR ISHIN NË PUSHTET GANGËSTER(sipas SHBA,BE). •ORGANIZIMI SAMITEVE NË SHQIPËRI,DREJTIMI OSBE,KS OKB,QËNDRIMI OK ME SHBA,BE,Hapja e negociatave..etj tregon se PS ME E.RAMËN PO NGRE LART EMRIN SHQIPËRI & TË ÇDO SHQIPËTARI NË DHE TË HUAJ. -Fakti që nga 11 pjesëmarrës që bën pyetje 10 prej tyre ishin VERIOR..dhe ngritën lart ROLIN E E.RAMËS SI KM I TË GJITHEVE..FLET SHUMË.

    Përgjigju
  • Gjergj: 27/10/2024 09:34

    Bèhuni garanci qè vèndi nuk kthehet mbrapa.!!! Tè paçèm dhe tè na rruaç more kryeministèr gazmor. U thotè "bèhuni garanci" atyre qè na kanè mbajtur me bukè nè tèrè kèto dekada, ku qeveritè "shqiptare" tè mbushura me hajdutè, kishin vetèm njè preokupim,,,kush e kush tè vjedhè dhe shesè vèndin tek fqinjèt tanè "paqèsorè". More "rilindas" i shquar, qè bèn edhe pulat tè qeshin kur na rikujton se u dashka tè jemi GARANCI. Bèhu edhe zotrote njèherè nè jetèn tènde garant pèr diçka tè mirè dhe MOS E VIDH SHQIPÈRINÈ MÈ,,kèto fjalime tè menderosura, mbajua kabinetit ministror qè tè ka pèrfunduar nè burg apo i ke akoma nèn hetim nga SPAK. Kush po na pèllet, dhe na bèn moralistin pèr tè qènè GARANCI pèr Shqipèrinè? Jo mo jo,,,,kèto dèngla nuk pinè ujè mè. Bèhu garant o kryeministèr i korruptuar dhe largohu vetè. Hapi rrugè hetimeve tè SPAK ndaj teje personalisht. Kjo èshtè "garancia" e vetme qè ka mbetur, qè soji juaj tu japè shqiptarève. Atè qè ishit tè detyruar me kushtetutè, TÈ BÈNIT, nuk e bètè POR VODHÈT. Kaq e thjeshtè èshtè e vèrteta,,i latè shqiptarèt rrugève, tè djegin veten me benzinè si para 2 ditève,,SEPSE NUK KANÈ BUKÈ TÈ HANÈ. Zotrote bèn teatèr palaçosh nè New York,,shqiptarèt shpenzojnè qindarkat e marrè hua, pèr tè blerè benzinè tek karburanti, pèr tè djegur veten.

    Përgjigju
    • koli: 28/10/2024 08:42

      Super i sakte.

    • Mara emigrante ne Itali: 27/10/2024 10:25

      Qente le te lehin , karvanin çoje prepara kryeministe EDI RAMA.Ti je i vetri qe jua ke traguardo vendin ketyre antishqiptareve qe shkateruan Shqiperine .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?