Përfaqësuesit e qeverisë duke konsumuar një darke të ‘Nusreti’

Politikë

Rama u kujtoi ministrave Kodin e Etikës, PD: Propaganda bajate e qeverisë së darkave te Nusreti dhe hoteleve 700 euro nata! Tentoi t’i hidhte hi syve shqiptarëve

18 Shtator 2021, 13:01| Përditesimi: 18 Shtator 2021, 13:28

  • Share

TIRANË- Reagimi i parë nga Partia Demokratike, pas betimit të qeverisë Rama 3 te presidenti Ilir Meta, ka ardhur nga deputetja, njëherazi zëdhënësja e Grupit Parlamentar, Oriola Pampuri.

Ajo shkruan se fjalimi i Ramës, që u kujtoi ministrave Kodin e Etikës, është një propagandë bajate që tenton t’u hedhë hi syve shqiptarëve, teksa bashkangjitur reagimit të saj ka publikuar foton e disa muajve më parë të përfaqësuesve të qeverisë duke konsumuar një darkë të “Nusreti” në Dubai.

“Propaganda bajate e qeverisë më të korruptuar në Ballkan, i darkave te Nusreti dhe hoteleve 700 euro nata, shfaq si risi kodin e etikës që qysh prej 2013-ës përdori për t’u hedhur hi syve, qytetarëve. Të gjithë e mbajmë mend me sa ‘etikë’ u ngrit sistemi nepotik në qeveri, me sa ‘etikë’ vëllezër e kushërinj ministrash gëzuan paprekshmërinë për t’u kthyer në zota të drogës dhe trafiqeve, duke dëshmuar se fjalët e shumta mbi etikën fshihnin pikërisht mungesën e saj, pasi si atëhere edhe tani, PPP-ja Rama, Doshi, Rakipi, bashkëqeverisjen, e ka me krimin dhe kundër interesave të shqiptarëve”, shkruan Pampuri.

Kryeministri Edi Rama, më herët në fillim të mbledhjes së parë të Qeverisë në këtë mandat të tretë e ka vënë theksin te domosdoshmëria e hartimit të një aneksi të Kodit Etik të Këshillit të Ministrave. Rama tha se Qeveria ka një kod etik që është mënyrë jetese e një ministri, teksa paralajmëroi zero tolerancë dhe se kush përsërit shkelje do të duhet të hapë dorëheqjen.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Teri: 18/09/2021 22:35

    Koteci i pulkave. te Rames pa tjeter do ta degjojne kendezin

    Përgjigju
  • Injorantet e pd-se: 18/09/2021 19:14

    O idiotet e pd-se , meruni me hallet e popullit o injorant . Beni opozite o njerez pa dinjitet , mos u merni su ku e hane dreken dhe darken . Sa keni vjedhur ju ne 30 vjet dhe populli eshte deshmimtar i mekateve tuaja. Se po mos te kishin ngrene darke te Nusreti dhe hallet e popullit do perfundonin. O mjerane , o qesharake, o deshtake, o humbes ordiner.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?