Politikë

A do e kaloni oqeanin? Rama nga Berlini: Do e kaloj sa herë të dua, së shpejti surprizë kënetës! Komenton koalicionin Berisha - Meta: 'Speciet më të ulëta aty'

4 Mars, 08:58| Përditesimi: 4 Mars, 12:09

  • Share

TIRANE- Bashkëbisedimin “Sy m’sy” me qytetarët në rrjetet sociale, këtë herë kryeministri Rama e zhvilloi nën një atmosferë ndryshe, mes grupeve artistike shqiptare në Panairin e Turizmit në Berlin, ku Shqipëria ka marrë për herë të parë vendin e nderit.

Nga zemra e një prej kryeqyteteve më të rëndësishme evropiane, Berlinit, Rama foli për sfidën më të madhe që i ka vënë vetës si kryeministër, të motivuar sipas tij nga poshtërimet që i kanë bërë Shqipërisë ndër vite.

“Do ta them kështu copë ku e gjej energjinë. Tek hakmarrja. Dua të marr hak, dua të marrim hak, na kanë poshtëruar shumë gjatë, të huajt dhe tanët, me dhjetëra vite. Tani është koha të marrim hak. Të marrim dhe të ulemi në tryezën e Bashkimit Europian, të barabartë me të tjerët, duke i bërë për lezet duke i nxjerrë atë shenjën.(veprimi me sy) Ja kjo ma jep energjinë”, u shpreh Rama. 

Vota për partinë e tij thotë se është e vetmja mundësi për përmbushjen e këtij objektivi historik për Shqipërinë, ndërsa krahasimin qytetarëve ua bën me kundërshtarët e tij politikë

"Është shumë zgjedhje e qartë zgjedhja e kësaj here dhe në 11 maj. Zgjedhja përmes votës është e qartë ose një votë për mua dhe për ne bashkë për Shqipërinë për t’u anëtarësuar në BE ose për kënetën dhe për t’u kthyer prap në gropën e kuak kuak kuak. Ata që do hedhin votën për ata, do t’iu bien në qafë famijëve, do t’iu bjerë në qafë shumë keq", tha Rama. 

“Kapërcim i vargut të paragjykimeve që për ne ka qenë vargmal. Vjet kishim afro 400 mijë turistë gjermanë, këtë vit synojmë të kapërcejmë 500 mijë, të paktën. Turistët gjermanë janë një lloj testi, pasi janë të ngadaltë por më pas tërësisht pushtues. Janë turistë nga të gjitha kategoritë nga ata të aventurave nëpër male por dhe nga ata që rrinë shtrirë gjërë e gjatë. Imazhi ka ndryshuar shumë"

Qytetarët i fton vetëm të shohin ofertën politike të opozitës

“Shikoni listën e deputetëve, tek lista e mbyllur përqendrohuni. Aty është doni ju nuk doni ju specie me të ulëta të faunës aty do I keni”, vijoi Rama. 

Përgjigje i dha edhe njërit prej komentueseve i cili ngriti dyshime për një “non-grata” të mundshme ndaj kryeministrit Rama.

"Unë nuk kam pasur probleme i dashur, por ti qenke zgjuar në kënetë. Të jesh i sigurtë që unë e kaloj oqeanin sa herë të dua. Dua të të bëj një surprizë të këndshme ty e kënetës", tha Rama. 

Ku e gjen energjinë?

"Hakmarrja. Na kanë pushtuar të huajt dhe tanët. Është koha të marrim hak duke u ulur në tryezën e BE-së, bam njësoj të barabartë me të tjerët' tha Rama

Nga Berlini shpalli edhe objektivin për sezonin turistik të 2025-ës, për arritjen e shifrës 12 mln turistë.

Ora 09:38
'Ku e gjen energjinë?' Rama i përgjigjet komentuesit: Tek hakmarrja, na kanë poshtëruar shumë gjatë të huajt

 

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka dalë në një komunikim live në rubrikën 'Sy m’Sy' nga Panairi i Berlinit, ku u shpreh se prezantimi i djeshëm ishte fantastik.

Sipas Ramës, Shqipëria aktualisht ka tjetër imazh në arenën ndërkombëtare ndërsa me bindje tha se këtë vit presim mbi 500 mijë turistë gjermanë.

Rama si në çdo komunikim live iu është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve, ku një ndër to ishte “Ku e gjen energjinë?”

“Do ta them kështu copë ku e gjej energjinë. Tek hakmarrja. Dua të marr hak, dua të marrim hak, na kanë poshtruar shumë gjatë, të huajt dhe tanët, me dhjetra vite. Tani është koha të marrim hak. Të marrim dhe të ulemi në tryezën e Bashkimit Europian, të barabartë me të tjerët, duke i bërë për lezet duke i nxjerrë atë shenjën. Ja kjo ma jep energjinë“, u përgjigj Rama.

Ora 09:36
Rama nga Berlini: Synojmë 12 milionë turistë për 2025

 

Gjatë bashkëbisedimit me Manjola Kason Përgjegjëse për zhvillimin e aviacionit dhe për marketingun e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, nga panairi i Turizmit në Berlin Kryeministri Edi Rama vë një tjetër objektik turistik: 12 milionë turistë do vizitojnë Shqipërinë. 

Manjola Kaso: Viti 2024 ka qenë një ndër vitet më të suksesshme tonat me 10,7 milionë pasagjerë deri në fund të dhjetorit, 113 destinacione dhe 28 linja ajrore direkte. Sivjet do  shtojmë edhe tre partnerë të tjerë ajrorë, të cilët i kemi të konfirmuar të cilët janë Izraelitet kemi Vuelin dhe kemi tre destinacione të reja të konfirmuara kështu që jemi shumë të lumtur dhe shpresojmë shumë që ky vit të jetë akoma dhe më i suksesshëm. Kemi një objektiv për të kapur, 12 milionë pasagjerë.

Kryeministri Edi Rama: Do t’i kapim se s’bën! 

Ndërkohë në rubrikën ‘sy m’sy’ lda Kasa një operatore turistike e cila ka 25 vjet që merr pjesë në panairin e Berlinit thotë se prezantimi i këtij viti, ku Shqipëria kishte ‘vendin e nderit’ ishte më dinjitozi.

“Kemi ardhur si hallexhinj.. me varka … Mbërritëm në luks… Është prezantimi më dinjitoz.

Kasa tha se rezervimet në Vlorë për këtë verë janë të mbyllura ndërsa priten të nisin chartera nga Gjermania.

Kryeministri Edi Rama: Jep ca shifra një herë, jep ca shifra si jemi me këto prenotimet.

Ida Kasa:  25 është e mbyllur, është sold out. Aeroporti i Vlorës, është shitur dhe Vlora. S’ka hotele, më duhen hotele.

Kryeministri Edi Rama: Aeroporti i Vlorës jemi afër përfundimit po nuk jemi në përfundim, ky është problemi.

Ida Kasa:   S’ka rëndësi, do të përdorim Tiranën.

Kryeministri Edi Rama: Edhe kemi pistën që po mbyllet po kemi akoma probleme me terminalin për arsye të furnizimeve.

Ida Kasa: “2025 është i shitur , tani ne mbyllim 2026 këtu. Fillojmë chartera nga Gjermania. Dje ka ardhur konfirmimi. Schausland fillon fluturimin/ operimim me garanci në Shqipëri që është super lajm, me shumë probabilitet edhe Der Touristik'  

Ora 09:30
'Shqiptarët kanë ikur nga keqqeverisja juaj', Rama i përgjigjet komentuesit: S’jemi më në bunkerin e shokut Enver, por në një botë të lirë

 

Kryeministri Edi Rama, u përgjigj komentit të një qytetari, i cili shkruante: 'Që prej 2013 gjermanët kanë pritur shumë shqiptar që kanë ikur nga keqqeverisja juaj'.

Rama bëri me dije se shifra e të larguarve është 400 mijë që nga marrja e mandatit të PS në 2013, ndërsa theksoi se çdo qytetarë ka drejtë që të lëviz në vendin që ai do.

'Ju që flisni në emër të kënetës keni një të keqe se ju ka lënë Luli me traumë të madhe dhe pastaj është futur dhe bufi në mes dhe nuk merrni se çfarë flisni. Nga 2013 dhe deri në 2024 sipas censusit janë 400 mijë në total që kanë lëvizur dhe Shqipëria është 2.4 mln dhe ata që kanë lëvizur janë në të drejtën e tyre, sepse s’jemi më në bunkerin e shokut Enver dhe as në kohën e piramidave, por jemi në një botë të lirë', tha ai. 

Ora 09:13
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama i përgjigjet komentuesit: Vota për PS është për Shqipërinë, për kënetën është kthim prapë në gropën e kuak kuak kuak

Nga Panairi i Turizmit në Berlin, ku Shqipëria mban Vendin e Nderit, kryeministri Rama i përgjigjet pyetjeve të komentuesve në rrjetet sociale. Teksa u pyet për zgjedhjet Rama tha se nëse vota do të shkojë për PS, do të jetë një votë për Shqipërinë ose në të kundërt për partitë e tjera do të jetë kthim pas në kënetë. 

'Është shumë zgjedhje e qartë zgjedhja e kësaj here dhe në 11 maj. Zgjedhja përmes votës është e qartë ose një votë për mua dhe për ne bashkë për Shqipërin për tu anëtarsuar në BE ose për kënetën dhe për t’u kthyer prap në gropën e kuak kuak kuak. Ata që do hedhin votën për ata, do t’i bjerë në qafë shumë keq', tha ai. 

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqipëria: 04/03/2025 10:08

    Pse e shite Erionin? Pse nuk lejon deputetë e anetare te Rilindjes te flasi per të? Pse lali ia ve fajin Saliut kur te dhenat kane dale nga njerez brenda qeverise tënde? Keto sqaro pastaj fol per opozitën.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD shpërblen aleatët me 8 mandate të sigurta, si e vlerësoni?