Politikë

Rama: U sulmova në faqe nga një tufë kandidatësh të një subjekti politik të ri! Kuptova vjetërsinë e mendjes së tyre, kush nuk kupton humorin e satirën...

8 Prill, 08:55| Përditesimi: 8 Prill, 09:47

  • Share

 

Kreu i qeverisë përmendi një sulm që ka marrë në faqen e tij të Facebook-ut pas publikimit të një video satirike që shënjestronte opozitën. Sipas kreut të qeverisë, disa kandidatë për deputetë të një partie të re politike organizuan një sulm, por sipas tij, gjëja e vetme që kuptoi ishte vjetërsia e mendjes së tyre.

Rama tha se ai bën vetëm humor dhe satirë dhe kush nuk e kupton këtë gjë nuk duhet të merret me politikë. 

“Nuk shaj, këto janë forma barbare komunikimi. Më pëlqen të përdor satirën. Para disa ditësh, është postuar në këtë faqe një episod i një krijimi të dy të rinjve që ma kanë dërguar me dëshirë që ta postoj, një teatër kukullash sipas meje i lezetshëm për të dhënë një mesazh kuptimplotë dhe është sulmuar faqja nga një tufë e madhe kandidatësh të një subjekti politik të rinjtë. Por e vetmja gjë që mund të kuptoj nga ai sulm i organizuar të deputetëve të subjektit të ri politik është vjetërsia e mendjes së tyre.

Kush nuk është në gjendje të përballojë as humorin dhe satirën nuk duhet të merret me politikë. Mua më ka ardhur çudi nga njerëzit që shqetësoheshin pse bëj humor me ta. Kam qenë i argëtuar ku më në fund u gjet një aktor në gjatësinë time dhe me talentin e duhur për të luajtur në portokalli personazhin tim dhe qeshja me lot. Kështu që humori është mënyrë komunikimi serioz për hir të së vërtetës”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Ironizoi Lapajn e Berishën/ Rama: Organizuan sulm me komente ndaj meje! Debat publik? Me cilën opozitë? (VIDEO)


Xh.D/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?