Duke u ndalur tek Kadastra e Vlorës, duke kujtuar se 9 drejtora kanë dhënë dorëheqjen, Rama kishte dhe një paralajmërim.
“Nëntë drejtorë kadastre janë ndërruar në Vlorë, deri ditën kur unë i numërova pastaj hoqa dorë nga numërimi. Njëri më problem se tjetri. Lajmi im për të gjithë ata që i rrinë rrotull kadastrës së Vlorës si ujqit një preje, është, ikni se nuk ka më kadastër për ju.
Askush aty brenda nuk ju ndihmon më, se aty brenda ne PC do shfaqet Saranda, Durrësi, Tropoja, por Vlora asnjëherë. Po e përsëris, nuk e di sa ju e ndjeni ca ndjej unë kur them këto fjalë. Jemi të gjithë këtu përgjegjësit kryesor për këtë situatë, po fus edhe veten time meqë në këtë rast ka qenë rasti më evident ku kam evidentuar se s’ka pushte njeriu që mudn ta bëjë punën që bën digjitalizimi. Pc që s’ka nevojë as për nuse, as për krushq, parti as për shoqëri, që s’do dijë as kush është deputet, e bandit. Por thjesht bën punën" tha Rama.
Kreu i ekzekutivit, Edi Rama tha se pret dorëheqje masive nga Kadastra pas reformës që do të kthejë online të gjitha shërbimet e këtij institucioni. Më tej ai shtoi se do të ketë edhe rritje të konsiderueshme të pagave për punonjësit e Kadastrës dhe ftoi të gjithë profesionistët të aplikojnë për vendet e lira.
Lajmi kryesor:
Rama: Më 3 korrik mbyllen sportelet fizike të Kadastrës, shërbimet në e-Albania! Pres dorëheqje masive! Lajmëron rritje pagash të konsiderueshme
S.G//ReportTv.al