Glauk Konjufca

Politikë
Kosova & Rajoni

Rama u votëbesua për mandatin e 4-t si kryeministër, Glauk Konjufca pyetet për mungesën e urimeve nga Kosova: Po bëhem i pari që e uroj

21 Shtator, 09:05| Përditesimi: 21 Shtator, 10:13

  • Share

Kryeministri Edi Rama u votëbesua për një tjetër mandat në krye të qeverisë, por ajo që u vu re ishte mungesa e urimeve nga udhëheqësit në Kosovë. Lidhur me këtë është “ngacmuar” edhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, të cilët e pyetën nëse e kanë uruar.

Konjufca tha se po bëhet i pari nga figurat politike në Kosovë që po i drejton një urim.

“Urimet për z. Rama me siguri do të vijnë”, ka deklaruar Konjufca nga një tubim elektoral në Shtime.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • drin: 21/09/2025 12:03

    Edi Ramën e respektojnë në gjith BE dhe kjo e tërbon përçarësin e kombit plerën Kurti dhe kjo përçarje po ndihet me urrejtje mes shqiptarisë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?