Rama ua thotë troç: Nuk zgjedh asnjë bashkëpunëtor për të mos e lëshuar kur ai lëshon veten

14 Korrik 2023, 18:53| Përditesimi: 14 Korrik 2023, 19:08

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama përcolli dhe një mesazh të qartë të gjithë socialistëve, atyre që kanë zgjedhur të bashkëudhëtojnë me të në këtë rrugë të pushtetit. Se nuk i mbron nëse ata abuzojnë me pushtetin

“Të gjithë bëjmë zgjedhjet tona dhe zgjedhja ime nuk ndryshon dot në asnjë mënyrë dhe për asnjë rast. Përsëris edhe një herë sot, për familjen politike atë që e kam thënë disa herë më parë dhe stërthënë qyshherë në këtë godinë se kush e ngatërron rrugën e përbashkët me një rrugë që bën dy punë edhe me shtetin edhe me xhepin merr përgjegjësi që nuk e ndan dot as me mua as me ne, por duhet ta mbajë vetë, qoftë kur del para pasqyrës, qoftë kur sheh lart nga Zoti apo kur i bie derës para drejtësisë.

Ua them troç, dhe e rithem publikisht nuk zgjedh asnjë bashkëpunëtor për të mos e lëshuar kur ai lëshon veten jashtë rrugës së përbashkët por bashkëpunëtorin e zgjedh për të mos lëshuar rrugën dhe njerëzit që na kanë zgjedhur të gjithëve ne në këtë rrugë.”


Lajmi kryesor:

Kuvendi i hapi rrugë arrestimit, Rama për Ahmetajn: Na u vu para një dosje voluminoze, gjykata të thotë fjalën e fundit! PS s'mban mbi shpinë askënd që fryn xhepat nga pushteti


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?