Politikë

Rama ultimatum bizneseve në akset kombëtare: Deri më 31 korrik lironi hapësirat, ose ndëshkoheni me masa të rënda

25 Korrik, 09:50| Përditesimi: 25 Korrik, 11:39

  • Share

Deri më 31 korrik të gjitha bizneset që e ushtrojnë aktivitetin në buzë të rrugëve kombëtare duhet të lirojnë hapësirat e zaptuara dhe të respektojnë distancën 20 metra nga kanalet e rrugës. Kryeministri Edi Rama thotë se bizneset kanë 7 ditë kohë për të çliruar rrugët kombëtare nga rraqet ose në të kundërt do të përballen me masa të rënda ndëshkimore.

Përjashtim do të ketë për bizneset e ndërtuara me leje, për të cilat Rama po ashtu paralajmëron një riorganizim të hapësirës së tyre. Sipas kryeministrit së shpejti do tu dorëzohet një plan i ARRSh-së, i cili do të parashikojë riorganizimin për bizneset me leje, ku Rama thotë se gardhet kufizuese do t;i tërheqin në maksimumin e mundshëm.

“Ka nisur edhe përpjekja për çlirimin e buzërrugëve kombëtare nga rraqet e llojllojshme të bizneseve anë rrugës. Bizneset në anë të segmenteve rrugore kanë afat deri në 31 korrik për të larguar vetë çdo lloj materiali që ndodhet më pak se 20 m nga aksi i rrugës, që është edhe distanca ligjore e sigurisë - përjashtuar objektet e ndërtuara me leje, po jo materialet në oborret e tyre të përparme, gardhet e të cilëve po ashtu do të duhet të tërhiqen në maksimumin e mundshëm, sipas projektit që do t’u dorëzohet më tutje nga ARRSH.

Mbajtja buzë rrugëve e rraqeve si këto në foto apo të tjera, nga materialet ndërtimore tek inertet dhe makinat e vjetra e me radhë, përtej afatit të paralajmëruar do të shoqërohet me masa të rënda ndëshkimore sipas parashikimeve ligjore në fuqi”, shkruan Rama.

Nëse bizneset nuk marrin masa vetë për lirimin e hapësirave, atëherë do të ndërhyjë IKMT-ja si dhe do të aplikohen gjoba, të cilat as nuk do të fshihen e as nuk do të falen.  Masat ndëshkuese do të shkojnë deri në kallëzim penal.

Rama thotë se Shqipëria po troket në derë e BE dhe se nuk do të lejohet më që bizneset të ushtrojnë aktivitetin e tyre ekonomik në dëm të komunitteit e mjedisit.

“Tanimë Shqipëria po troket në derën e Bashkimit Europian dhe kjo fazë kalimtare e ushtrimit të aktivitetit ekonomik në dëm të komunitetit e të mjedisit në tërësi, po edhe të sigurisë së qarkullimit në rrugët kombëtare në veçanti, duhet të konsiderohet e mbyllur. Nga të gjithë dhe me mirëkuptimin më të madh kombëtar, për Shqipërinë 2030 në BE”, shkruan Rama.

Po ashtu, do të ngrihet një task-forcë që do të jetë në terren gjatë këtyre ditëve për të monitoruar dhe këshilluar bizneset.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dori: 25/07/2025 12:34

    Thjesht aksione per show.Te njejtin urdher pati leshuar kryeministri dhe para ca vitesh po u 10 fishuan bizneset buz rruges.

    Përgjigju
  • Loni: 25/07/2025 10:30

    Kur do mbreti si behet me sekonda... po nuk u be kete 4 vjecar nuk ka per tu ber me si Komb ky. Se ska me jo saliu jo iliti e ke te gjithe tendin kombin tani jepi drejtim babuç...

    Përgjigju
    • Lavdo: 25/07/2025 17:30

      .me se e vertete.shyqyr qe u erdhi dita e lirimit te hapesirave publike se na kishin marre frymên. Tani mbeti per tu pare çmimet e cilesia e produkteve sidomos bylmetit. Pa shije .mbetem duke u helmuar e hame çdo gje me frike se nuk ka kontrolle nga organi kopetent

  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?