I ftuar në “Open” kryeministri Edi Rama ka uruar drejtuesen e emisionit Eni Vasili, për shtatzëninë.
Rama u shpreh se i erdhi zili kur e dëgjoi që i ka binjake dhe vajza, megjithatë i uroi më të mirat. Ndërsa Vasili e konfirmoi për herë të parë publikisht se është në pritje të ëmbël.
“1 prill, 8 vite më parë firmosej një koalicion i rëndësishëm që solli 1 milionë vota, sot jeni vetëm”, e nisi emisionin moderatorja.
Por Rama gjeti rastin për ta uruar Vasilin për pritjen e saj.
“Doja të të uroja për pritjen, të pata shumë zili kur mora vesh që ke 2, dhe akoma më shumë kur ke 2 vajza binjake. Kjo nuk është gënjeshtër e 1 prillit, dhe fakti që unë jam vetëm është gënjeshtër e 1 prillit se besoj se jam jo vetëm me partinë më të madhe të shqiptarëve por edhe me shumicën e shqiptarëve”, tha Rama.
Rama: Më vjen mirë që të shoh nga afër se doja të të uroja për pritjen. Të pata shumë zili kur dëgjova që ke dy dhe akoma më shumë që i ke vajza. Të uroj vetëm të mira.
Vasili: Është e vërtetë.
Rama: Eni ka dy vajza binjake që i pret. Kjo nuk është gënjeshtër e 1 prillit.
Eni Vasili: Jo! Dhe jam shumë e lumtur për këtë. Faleminmderit për urimet!