Kryeministri Edi Rama uroi sot për ditëlindje doktoreshë Esi Dukën, duke vlerësuar përkushtimin e saj në punë për kurimin e pacientëve me COVID-19. Bluzat e bardha janë aty në shërbim të pacientëve të prekur me COVID-19 në gëzime dhe hidhërime edhe festën shumë të rëndësishme siç është dita e lindjes.
Kryeministri shprehet se përkushtimin në këtë punë që për dr. Esin është një mision, ia njohin mirë kolegët, por edhe pacientët e shumtë që ka shëruar në këto muaj të vështirë dhe është kënaqësi e nder që t’i urojë këtë ditë të shënuar që përkon edhe me ditën e shënuar të Shën Terezës.
"ESI DUKA edhe sot në ditën e saj të lindjes është në spitalin infektiv si çdo ditë, prej 6 muajsh, në vijën e parë të kësaj lufte të gjatë me COVID19 me energjinë e pashtershme për të ndihmuar pacientët që luftojnë me këte virus të rrezikshëm e të pabesë. Përkushtimin në këtë punë që për dr. Esin është një mision, ja njohin mirë kolegët por edhe pacientët e shumtë që ka shëruar në këto muaj të vështirë dhe është kënaqësi e nder për mua, t'i uroj këtë ditë të shënuar që përkon edhe me ditën e shënuar të Shën Terezës", shkruan Rama.