Rama uron qeverinë e re në Kosovë: Mori fund periudha e përpëlitjeve të maturimit demokratik

3 Qershor 2020, 18:08| Përditesimi: 3 Qershor 2020, 18:11

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka uruar qeverinë e re në Kosovë, e cila u formua  nga koalicioni LDK-AAK-Nisma-minoritetet, me kryeministër Avdullah Hotin. Rama duke i uruar suksese qeverisë së re por dhe opozitës të zhvillojnë misionin e tyre në shërbim të popullit. Rama shprehet se kjo ka qenë një periudhë përpëlitjesh  në procesin e maturimit demokratike të Kosovës, por që e ardhmja t'i gjejë qeveri e opozitë së bashku me punë të mira.

"U uroj rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës e opozitës gjithashtu, në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre, me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik, do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën", shkruan Rama.

Qeveria e re u mandatua pas rrëzimit të qeverisë Kurti me mocion mosbesimi në Kuvend nisur nga LDK, që ishte aleati i tij në qeveri.


Lajmi kryesor:

Avdullah Hoti kryeministër, politika shqiptare uron qeverinë e Kosovës: Suksesi interes kombëtar


Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?