Kryeministri Edi Rama

Sport

Rama vazhdon ironinë dje me Argjentinën sot me Gjermaninë

18 Qershor 2018, 01:08| Përditesimi: 18 Qershor 2018, 01:23

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka postuar mbrëmjen e djeshme në profilin e tij në Facebook një fotografi me kokën e tij të vendosur në vend të portierit të Islandës i cili priti penalltinë e Messit.

Reagimi i kryeministrit erdhi pasi në ndeshjen e djeshme të zhvilluar në kuadrin e Botërorit Rusi 2018, ndërmjet Argjentinës dhe Islandës, Messi humbi një penallti vendimtare e cila mund t’i jepte tre pikë skuadrës.

Mbrëmjen e sotme kryeministri ka postuar një tjetër fotomontazh menjëherë pas përfunditmit të ndeshjes Gjermani-Meksikë,  ku dy prej lojtarëve të Meksikës ju ka vendosur kokën e ministrit Ahmetaj dhe deputetit Balla ndërsa në foto shfaqet edhe Rama ku duket i zhgënjyer nga ndeshja, pasi Gjermania humbi me Meksikën dhe Balla është tifoz me Gjermaninë.

Fotomontazh i postuar nga kryeministri pas përfundimit të ndeshjes Gjermani-Meksikë

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?