Kryeministri Edi Rama është shprehur se puna për Korridorin Blu ka nisur në segmetin e Thumanë Kashar, ndërsa për segmentet e tjera marrëveshjet janë drejt përfundimit.
“Vijmë te aksesi në infrastrukturë. Edhe këtu është një arsye shumë e madhe për tu shqetësuar përballë sfidave që duhen fituar. Kemi të gjitha arsyet që mund ti fitojmë. E para aksesi në aeroport është zgjeruar dhe do të shumëfishohet me aeroporin e Vlorës.
Puna për korridorin blu ka nisur me segmetin e Thumanë Kasharit janë drejt përfundimit marrëveshjet edhe për segmente të tjera. Praktikisht vitin e ardhshëm do të jemi në kantier në kët ëkorridor. Nga Mali i Zi deri në Vlorë do kemi një korridor të standardeve Evropiane. Kroacia fillon investimin nga ana e vet, me shpresë që edhe mali i zi të bëjë lidhjen, por do jetë një energji tjetër”, shtoi ai.
Lajmi kryesor:
Rama: AirBnB-të fluks të ardhurash, nuk mund të mbeten të pataksuara! S’ka më derdhje të ujërave të zeza në det, do ngrihet task forcë
B.K//ReportTv.al