Shpallet ‘Dëshmor i Atdheut’ Anri Kashiku, hyri në det për të shpëtuar vëllain dhe shokun e tij

15 Korrik 2022, 16:44| Përditesimi: 15 Korrik 2022, 21:26

  • Share

DURRËS- Anri Kashiku, 18-vjeçari i cili u mbyt në det në plazhin e Durrësit një ditë më parë, pasi hyri në det për të shpëtuar vëllain e tij të mitur 15-vjeç dhe shokun e vëllait, është shpallur ‘Dëshmor i Atdheut’. Statusin ja ka dorëzuar kryeministri Edi Rama babait të të riut, pas një vizitë ngushëllimi që zhvilloi në familjen e Anri Kashikut, bashkë me ministren e Turizmit Mirela Kumbaro si dhe kryetaren e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako.

‘Anri Kashiku është djali hero që dha jetën e tij për të shpëtuar dy jetë të tjera nga deti me dallgë, atë të vëllait të tij të vogël dhe të shokut të tij. Në familjen e Anri Kashikut, heroit që dha jetën e vet për të shpëtuar dy jetë, vëllain e vogël dhe shokun e tij.’- shkruan Rama.

Anri njihej nga miqtë e të afërmit e tij si një djalë i ri, i guximshëm dhe i apasionuar pas futbollit. Anri Kashiku u përcoll në banesën e fundit duke lënë dhimbje të madhe për dy prindërit dhe vëllanë 15-vjeç, të cilit i shpëtoi jetën!

Si ndodhi ngjarja:

Kur vëllai dhe shoku i vëllait me të cilët i riu ishte duke u larë në bregdetin e Durrësit rrezikoheshin të mbyteshin, menjëherë në ndihmë të tyre shkoi Anri Kashiku, të cilin më pas e rrëmbyen dallgët. Trupi i tij i pajetë i tij u gjet pas disa orësh kërkimesh. 'Heroi' i dytë i tragjedisë ishte edhe roja bregdetare, i cili tha se i kishte paralajmëruar të miturit të dilnin nga deti pasi kishte shumë dallgë dhe nuk e kishin dëgjuar. Ai u  shpreh se ishte nisur të ndihmonte dy të miturit për ti shpëtuar nga deti dhe i ishte bashkuar edhe Anri, por ky i fundit nuk arriti të dilte më.

Ora 11:13
Zi në lagjen e Anrit në Durrës, 18-vjeçarit që hyri në det për të shpëtuar vëllain dhe shokun por nuk doli më! Roja bregdetare: Kishte flamur të kuq! Banorët: Dramë e madhe

 

Në lagjen e Anri Kashikut, të riut i cili humbi jetën për të shpëtuar vëllai dhe shokun e tij në bregdetin e Durrësit, ka kapluar zija. Anri Kapshiku, ka lënë një traumë të madhe në banorët e zonës së Durrësit të cilët u shprehën se po përjetojnë një dramë shumë të madhe.

Banorët e zonës rrëfyen për kamerat se viktima, sapo kishte mbaruar gjimnazin dhe se ishte njeri i vetëm.

'Ne po përjetojmë një dramë shumë të madhe. Ka qenë në shkollë maturant e mbaroi këtë vit. Ishin në plazh, djalit tim e njoftuan. Ne e pamë ambulancën po nuk e dinim të saktë për kë ishte. Jemi në lagje po të afërt nuk e kemi.'- një banore.

'Ka bërë një heroizëm shumë i madh, ka shpëtuar dy fëmijë ndërkohë që vetë ishte fëmijë i vetëm.' tha një fqinje.

M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?