"E ardhmja është një Evropë të fortë, të pavarur dhe të bashkuar me vendet e Ballkanit Perëndimor". Ky ishte mesazhi i fortë i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen pasi u vlerësua me çmimin "Karli i Madh" në Aachen të Gjermanisë, ku i pranishëm në ceremoni ishte edhe kryeministri Edi Rama.
Von der Leyen, shtetase gjermane, u nderua nga vendi i saj me çmimin që vlerëson individët që kanë punuar për të çuar përpara unitetin evropian. Ajo tha se Evropa duhet të marrë në dorë fatet e saj, ndërsa foli edhe për një epokë të ardhshme të madhe, dhe unifikues për një Evropë të pavarur.
“Epoka e ardhshme e madhe, projekti ynë i ardhshëm i madh, unifikues duhet të jetë për një Evropë të pavarur”.
Në dritën e tensioneve të mëdha gjeopolitike, von der Leyen pohoi se "ajo që dikur e merrnim si të mirëqenë si një rend ndërkombëtar është shndërruar në çrregullim ndërkombëtar brenda një kohe shumë të shkurtër".
Von der Leyen tha se Evropa duhet të përqendrohet në detyra si mbrojtja dhe konkurrenca ekonomike dhe gjithashtu forcimi i demokracisë. Ajo gjithashtu vuri në dukje sesionin e mundshëm të Ukrainës, Moldavisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor si një "ribashkim i ardhshëm historik" i zgjerimit të bllokut.
Për të dytin vit radhazi në ceremoninë e zhvilluar në Aachen të Gjermanisë, kryeministri Rama ishte i ftuar nderi, në praninë e shumë liderëve evropianë e globalë si kancelari gjerman Merz apo Mbreti i Spanjës, Filipi i VI.
Pse von der Leyen u vlerësua me çmimin "Karli i Madh?
Von der Leyen, 66 vjeç, u vlerësua për rolin që ka pasur në "mbajtjen e Evropës të bashkuar, të mbështetur dhe të aftë për veprim", tha organi i çmimeve. Von der Leyen, një gjermane që kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së saj në Belgjikë, hyri në rolin e presidentes së Komisionit Evropian në vitin 2019.
Ajo ka qenë në krye të Komisionit Evropian gjatë disa kohërave të vështira për Evropën, veçanërisht shpërthimi i pandemisë COVID-19 dhe pushtimi rus i Ukrainës. Von der Leyen gjithashtu mbajti role të ndryshme ministrore nën ish-kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel. Më e rëndësishmja, von der Leyen shërbeu si ministre e mbrojtjes e Gjermanisë nga dhjetori 2013 deri në korrik 2019.
Komente
