Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Gjermanisë, me ftesë të Kryeministrit të Bavarisë, Markus Soder.
Kreu i qeverisë shqiptare është pritur në Bavari nga z.Soder, të cilin e konsideron mik të shqiptarëve.
“Të ftuar nga Kryeministri i Bavarisë z.Markus Söder, një mik i çmuar me të cilin kemi ndërtuar marrëdhënien e një partneriteti të posaçëm mes Shqipërisë dhe Bavarisë”, ka shkruar Kryeministri Rama në një postim në rrjetin social Facebook.
Në këtë vizitë, Kryeministri Edi Rama shoqërohet nga ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, nga ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj dhe drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.
Komente
