MYNIH- Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Gjermani, ku ka takuar kryeministrin e Bavarisë Markus Soder. Përmes një postimi në 'Facebook', Rama bën me dije takimin me homologun e tij, teksa shkruan Soder mbështet rrugëtimin e Shqipërisë drejt Evropës. Ndër të tjera Rama bën me dije se dy palët do punojmë për të forcuar marrëdhëniet ekonomike e tregtare.
"Takim me Kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder, një aleat i vendosur i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin europian, me të cilin do të punojmë për fuqizimin e marrëdhënieve ekonomike e tregtare mes Bavarisë e Shqipërisë", shkruan Rama.
Hap rrugën për konvertimin e patentave zoti kryeministër kjo është diçka e rëndësishme që mundeni ju te bëni
Përgjigju