Rama me përfaqësues në SchwarzGroup

Politikë

Rama vizitë në gjigandin gjerman SchwarzGroup: Interes për të investuar në Shqipëri

16 Korrik, 12:35| Përditesimi: 16 Korrik, 13:07

  • Share

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një fotoalbum nga vizita e tij në Gjermani, ku ishte i ftuar nga kryeministri i Bavarisë Markus Soder.

Gjatë vizitës atje, shefi i qeverisë tregoi se vizitoi sipërmarrjen më të madhe gjermane, Schwarz Group, për të cilën thotë se ka shprehur interes për të investuar në Shqipëri.

Teksa ka ndarë disa foto në rrjete sociale, Rama shkruan "foto albumi i një dite mbresëlënëse në brendësinë e sipërmarrjes më të madhe gjermane, SchwarzGroup, ku na u prezantua aktiviteti shumëplanësh i këtij grupi me 600 mijë punonjës si edhe interesi për të investuar në disa fusha në Shqipërinë që sipas vetë mikpritësve tanë po kthehet në kyç rajonal"

Dje, teksa mori pjesë në ceremoninë e hapjës së “Herrenchiemsee Festspiele” në Bavari, Rama tha se Evropa është trashëgimia e përbashkët e të gjithëve. Sipas Ramës, Europa është një civilizim dhe duhet të mbetet e tillë, ndërsa kujtoi se sa e rëndësishme është për Shqipërinë lidhja me të. 

Xh.D/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • five company: 16/07/2025 16:50

    Sehr Gut! Por une nuk mund te dal jashte kornizes se pasionit te Edit. Pavaresisht se eshte politikan, edhe mbas vizites se tij ne nje kompani bavareze ambalazhimi, Edi nuk del jashte pasionit. Skulptura, do apo nuk do Edi ta pranoje te verteten. Dicitura e skulptures per kete eveniment eshte " Kongresi i Permetit". Buznesi, automatizimi i linjave prodhuese, serioziteti dhe integriteti profesional i punonjesve me kujtojne burrin tim , inxhinier, businessman, profesionist dhe ekspert ne fushen e tij, por qe per hir te bodyguards te politikes morri rrugen e mergimit. Post Scriptum: I dashur Edi " try to be in his shoes " kur ti diskuton me idjotet qe te dhuruan qefinin per 1 Euro..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?