Rama vizitë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, zbardhet për çfarë u diskutua

4 Korrik 2022, 18:41| Përditesimi: 4 Korrik 2022, 18:42

  • Share

1656952926_2922357335828278465462148919974358769635189n1.jpg

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku u prit nga zëvendës Presidenti Kirill Gevorgian. Duke i falenderuar autoritetet e GJND (ICJ) për pritjen, Rama foli edhe për çështjen e hapur mes Shqipërisë dhe Greqisë:

“Shqipëria i qëndron idesë se paraqitja e çështjes së zonave detare me Greqinë përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për tu zgjidhur në bazë të parimeve ligjore, i shërben interesit të të dy palëve. Por, përpara se të hedhim këtë hap, duhet të arrijmë marrëveshjen e nevojshme për ta çuar këtë çështje në GJND dhe kjo marrëveshje ende nuk është arritur. Siç mund ta dini, kjo nuk është thjesht dhe vetëm një procedurë dakordësie ndërmjet avokatëve dhe ekspertëve teknikë të secilës palë. Ekipet tona respektive pranë ministrive përkatëse janë duke punuar dhe ne mbetemi të angazhuar për të ecur në këtë drejtim", tha Rama. 

Në fund të takimit, Kryeministri Rama vizitoi edhe ambientet e Gjykatës dhe u njoh me një historik të shkurtër të institucionit.


Lajmi kryesor:

Rama në Hagë: Dërgimi i çështjes së detit me Greqinë në Gjykatën Ndërkombëtare, në interes të të dyja palëve, por ende nuk ka një marrëveshje


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?