Politikë

Rama vizitë në Itali për investimet dhe menaxhimin e aeroportit të Vlorës

18 Shtator 2019, 23:27| Përditesimi: 18 Shtator 2019, 23:30

  • Share

Kryeministri shqiptar Edi Rama po zhvillon një vizitë në Itali. Ai ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Bari për të marrë pjesën në forumin ndërkombëtar “Ekonomia Blu e Mesdheut-Mundësi zhvillimi dhe bashkëpunimi”, i cili do të zhvillohet nesër. Kreu i qeverisë shqiptare është pritur në Bari nga Presidenti i Rajonit të Pulias, Michele Emiliano.

Presidenti i Rajonit të Pulias shkruan se temë e diskutimeve do të jetë ekonomia dhe mjedisi, ndërsa sipas medieve pritet që të jetë edhe diskutimi për bashkëpunimin për aeroportin e ri të Vlorë, projekti i të cilit u prezantua pak ditë më parë nga Rama.

Komento

Komente

  • Airport Vlora International: 19/09/2019 09:31

    Koncesion me Pruduentinot e Jugut. Turp i madh, koncesione mafiozesh, Shqipëtarët nuk kanë për të përfituar asgjë, cmimet do ngelen njësoj si me RINASIN KATASTROFË.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?