Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtarë në Izrael, ku në fokus të takimeve dhe të bisedimeve janë siguria kibernetik dhe sulmet e hakerave iranianë dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve.
Kreu i qeverisë është pritur në takim nga me presidentin, Isaac Herzog, të cilin e ftoi që sa më shpejt të vijë në Shqipëri.
‘Vëlla Edi si jeni!’- dëgjohet të thotë presidenti i Izraelit teksa pret kryeministrin shqiptar bashkë me delegacionin e qeverisë.
‘Jam shumë i sigurt që turistët kanë shumë për të parë në Shqipëri dhe do e shijojnë shumë ndërsa do të ndihen si në shtëpi. Shqipëria ka qenë shtëpi e dytë për hebrenjtë’- u shpreh presidenti i Izraelit.
Një ditë më parë kreu i qeverisë u takua me kryeministrin e Izraelit Yar Lapid. Liderët diskutuan për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet vendeve në një sërë fushash, si dhe për forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe tejkalimin e sfidave të përbashkëta me të cilat përballen të dy vendet, me theks në kërcënimin iranian.
Në sfondin e sulmeve kibernetike iraniane ndaj Shqipërisë që ndodhën muajt e fundit, kryeministri Lapid i propozoi kryeministrit shqiptar Rama që vendet e tyre të bashkëpunojnë në fushën e kibernetikës për të forcuar aftësitë e tyre mbrojtëse ndaj këtij kërcënimi.
Kryeministri Lapid falënderoi kryeministrin Rama për mbështetjen e guximshme të vendit të tij ndaj hebrenjve shqiptarë gjatë Holokaustit. Të dy krerët ranë dakord mbi rëndësinë e luftës kundër antisemitizmit.
Izraeli do të jetë partneri strategjik i Shqipërisë në fuqizimin e mbrojtjes kibernetike. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama pas takimit me drejtuesin e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike.
“Me drejtuesin e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike të Izraelit, e cila do të jetë partneri ynë strategjik në fuqizimin e mbrojtjes kibernetike dhe ngritjen e një qendre ekselence për sigurinë kibernetike”, shkruan Rama.
Te urojme me te mirat nga ky takimi i sotem dhe me lajme sa me pozitive
PërgjigjuIzreli dhe shqipria se bashku per te shkatrruar iranin
PërgjigjuSiguria kibernetike tashme garanci nga nje shtet i fort si izreali
PërgjigjuNuk beni zgjedhje te gabuara pasi keta jane te afte per kete pune
Përgjigjuky po qe eshte shef kryeminister na a ndihmuar e po na ndihmon
Përgjigjusa mire qe i merrni seriozisht keto pune e sna lini ne balte
PërgjigjuKa lezet kur e sheh shqiperine krah lidereve boterore duke diskutuar per ceshtje te ndryshme.
PërgjigjuJan p9 izraelitet per at pune, keni gjetur aleatin e duhur.
PërgjigjuPrej puneve te mira te Rames siguria e vendit tone eshte rritur
PërgjigjuShpresoj te kete shkuar gjithcka mire
PërgjigjuTakime me vendime pozitive per vendin tone
PërgjigjuKemi shpresa tek kryeministri jone Edi Rama
PërgjigjuRama na ndihmon qe ta mbroje vendin tone
PërgjigjuKeshtu do te forcohemi akoma me shume ne pjesen e sigurise kibernetike
PërgjigjuMbeshtetje te madhe po marrim nga ky shtet
PërgjigjuDuke pare se sa i zhvilluar eshte ky vend ne kete fush bashkpunimi me te eshte gjeja me e mire qe mund te bejm
PërgjigjuZgjidhje mjaft e mir per te tilla probleme qe kemi
PërgjigjuKy bashkpunimin do te shtoj akoam dhe me shume sigurin ne portalet e vendit tone
PërgjigjuTakim mjaft efektiv ky sidomos ne lidhje me sulmet kibernetike
PërgjigjuU gjetsh nje zgjidhje e menjehershme per kete goditje negative nga irani
PërgjigjuKam besim se do te behet gjeja me e mire dhe me e sakte nga te dyja palet per te zgjidhur kete problem
PërgjigjuPo shko moj laraske u bone ti per tdal e per tdhen mend
PërgjigjuShpresoj shume qe ky takim te jete nje zgjidhje per sulmet kibernetike qe irani po na ushtron mbi ne
Përgjigjuizraeli nje shtet qe kemi patur relata shume te mira me izraelin
Përgjigjuishalla kan nje takim sa me te mire dhe sa me shume bashkpunime
Përgjigjuky njeri vetem sukses na sjell bravo
PërgjigjuIshte shume shqetesues si problem dhe besoj na duhet gjithe ndihma e mundshme qe mos biem me pre e sulmeve te tilla
PërgjigjuSi nje vend lider ne teknologji shpresoj te kemi ndihmen e izraelit per te forcuar elementet e sigurise dhe mos kemi me sulme te tilla
Përgjigju