Rama vizitë në Kalabri i shoqëruar nga 3 kryebashkiakë! Shkëmben dhurata simbolike me peshkopin e Eparkisë Arbëreshe të Ungrës

3 Qershor 2023, 17:02| Përditesimi: 3 Qershor 2023, 17:09

  • Share

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama ka vizituar ditën e sotme Kalabrinë, ku u mikprit me entuziazëm nga komuniteti arbëresh që prej shekujsh jeton atje.

I shoqëruar nga 3 kryebashkiakë, Rama zhvilloi një vizitë të veçantë në Eparkinë arbëreshe të Ungrës që ruan me krenari në ditët e sotme rrënjët dhe identitetin shqiptar.

“Mirë se na erdhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Eparkinë tonë arbëreshe bizantine të Ungrës në Kalabri. Ardhja juaj është një ditë e lumtur për të gjithë arbëreshët sepse na forcon lidhjet me Nënën Shqipëri.” – u shpreh Peshkopi i Eparkisë Donato Oliverio.

Ndërsa Kryeministri Rama falenderoi për mikpritjen e veçantë dhe e vlerësoi këtë vizitë si  një mundësi për të njohur nga afër dhe për të prekur realitetin e një komuniteti të rëndësishëm, siç është ai arbëresh që në shekuj ka ditur të ruajë identitetin dhe traditën, duke e përcjellë brez pas brezi.

“Ju falenderoj për këtë mikpritje dhe për këto momente të veçanta. Ne jemi shumë mirënjohës për këtë mikpritje, për këtë mundësi për të njohur nga afër, për të dëgjuar dhe për të kuptuar, se si mund të bëjmë më shumë gjëra bashkë, se si mund ndihmojmë njeri-tjetrin.” – u shpreh ndër të tjera Kryeministri Rama. 

Peshkopi i Eparkisë Donato Olivero i dhuroi Ramës një sërë botimesh të shkrimtarëve arbëreshë, të cilat ky i fundit, ua dhuroi disa prej kryebashkiakëve të pranishëm, Benet Becit të Shkodrës, Ermal Dredhës të Vlorës dhe Emiriana Sakos të Durrësit.

Nga ana tjetër, në shenjë mirënjohje, Rama i dhuroi Oliveros një përkrenare simbolike të Skënderbeut të punuar me dorë.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maks: 03/06/2023 18:46

    O rame vendos kete arbereshin ne vend te janulles dhe shkeput kishen autoqefele shqiptare nga varesia greke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?