Politikë

VIDEO/ Rama vizitë zyrtare në Francë, merr pjesë në Forumin e Paqes, diskutohet mbi sfidat e COVID-19

11 Nëntor 2021, 18:08| Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 18:55

  • Share

FRANCË- Në Paris do të zhvillohet Forumi i Paqes, përkatësisht nga data 11 deri në 13 nëntor. Në këtë forum është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ku sot u mbajt ceremonia e hapjes.

Rama mori pjesë në panelin dixhital 'Ndalo dhe ec, Si të rivendosim lëvizshmërinë globale', ku u diskutua për mënyrën sesi vendet mund të koordinohen me njëri-tjetrin dhe cilët institucione apo aktorë mund të ofrojnë rregulla dhe mekanizma, për të përmirësuar lëvizjen e njerëzve dhe mallrave në kohën e COVID-19, duke marrë parasysh se çdo vend ka kushte për lëvizjen për shkak të koronavirusit.  

Ky është edicioni i katërt i Forumit të Paqes në Paris, ku do fokusi do të vendoset mbi sfidat globale të qeverisjes globale pas pandemisë COVID-19 dhe rëndësinë e rimëkëmbjes ekonomike. Një tjetër diskutim pritet të jetë mbi mbrojtjen e klimës, si edhe barazinë gjinore.

Në këtë forum do të jenë të pranishëm qindra pjesëmarrës nga politika, aktorë të shoqërisë civile, gazetarë, përfaqësues të OJQ-ve, ekspertë etj.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?