Kryeministri Edi Rama në familjen e Rajmonda Barjamit

Rama viziton dhe i bën dhurata nënës së ve me 4 fëmijë: Nga 1 janari do të trajtohen me programin e ri të mbështetjes ekonomike

27 Dhjetor 2022, 11:31| Përditesimi: 27 Dhjetor 2022, 11:55

  • Share

Prej 1 janarit të vitit që po vjen nënat e veja me 3 ose më shumë fëmijë do të futen në programin e sigurimeve shëndetësore.

Kështu bën më dije kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë disa foto në rrjetin social Facebook, teksa ka zhvilluar një vizitë në familjen e Rajmonda Barjamit në Kombinat, nënë e 4 fëmijëve.

Po ashtu bën me dije Rama, nëna është mbështetur 100% nga qeveria për transplantin e veshkës.

‘Kombinat-Dhurata për Vit të Ri edhe në familjen e Rajmonda Barjamit, nënë e 4 fëmijëve, që janë të shkëlqyer në shkollë, ndërsa nëna është mbështetur 100% nga qeveria për transplantin e veshkës. Prej 1 janarit nëna e ve do të trajtohet me programin e ri të mbështetjes ekonomike për nënat me 3 e më shumë fëmijë.’- shkruan Rama.

Programi i ri i mbështetjes së nënave me shumë fëmijëve të cilave do t’i subvencionohen nga shteti kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, nis zbatimin në janarin 2023. Plan-projektit i është përcaktuar një fond i veçantë prej 600 milionë lekësh në vitin e parë të zbatimit, sipas një skemë të kontrolluar për të gjithë subvencionimin e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • LORA: 27/12/2022 20:37

    Ky duhet te jete shteti mbrojtes i shtreses se nenave kryefamiljare, qe luftojne me vetmohim per rritjen e femijeve te tyre. Respekt zoti Kryeminister.

    Përgjigju
  • titi: 27/12/2022 12:39

    nje gjest shume i bukur

    Përgjigju
  • Ina: 27/12/2022 12:37

    Mirenjohje qe ne kete kohe festive ju i gezoni sadopak keto femije dhe i qendroni prane ne cdo moment familjeve ne nevoje

    Përgjigju
  • Fredi: 27/12/2022 12:31

    Bravo qeveria per kete mbeshtetje se sado te and unojne grat e shkreta sa do fitojne per te mbajtur nje familje

    Përgjigju
  • goni: 27/12/2022 12:14

    ja ky eshte rob zoti , respekte ne maksimum

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?