Nën tingujt e muzikës Jazz and Swing, si dhe “Korit të Zërave të Bardhë” të Teatrit të Operas dhe Baletit, Tirana u vesh me ngjyra festive nga eventi “Retro Christmas”. Qytetarë të të gjitha moshave soditën nga afër ekspozitën e mbi 50 autoveturave, pjesë e koleksionit tëautomjeteve “Retro” të Shqipërisë, që shënon edhe anëtarësimin në Federatën Ndërkombëtare të Mjeteve Historike, FIVA.
“Është një aktivitet shumë i bukur! Mjaft emocionues për mua, pasi jam shumë i apasionuar pas makinave të vejtra dhe këtu jam në gjenezën e autoveturave”, tha një zotëri.
“Është goxha bukur. Një aktivitet që na fut në histori. Edhe fëmijët e shijojnë”,- tha një zonjë e shoqëruar nga vogëlushja saj. “Shumë bukur, më pëlqen shumë”,-tha më tej e vogla.
Pronarët e automjeteve “Retro”, duke rrëfyer pasionin e tyre, theksuan rëndësinë e krijimit të një koleksioni të tillë.
“Ne kemi ardhur nga Prizreni. Kemi vozitur prej atje këtu, kaluam shumë mirë dhe këtu atmosfera fantastike. Duhet të jepet shembull se e shkuara nuk e humb vlerën”,- tha një i ri, pronar i një makine “retro” të ekspozuar në aktivitet.
“Për të qenë pjesë e një aktiviteti duhet të kesh makinë të paktën 30-vjeçaredhe në gjendje përfekte. Kjo është Ruse e viti 1967’”, tha djali nga Dibra, pronar i makinës “Retro”.
Koleksioni “Retro” i ekspozuar në afërsi të muzeut “Bunk’art 2”, u vizitua nga kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali Zaho, i cili mori dhe një targë të personalizuar. Drejtori i Shërbimit të Transportit Rrugor dhe Ministrja e Kulturës pasi shpërndanë dhurata për fëmijët e korit, dhanë lajmin e krijimit të muzeut retro për të gjithë të apasionuarit.
“Jemi duke i stimuluar këto makine, përmes heqjes së taksave dhe shumë elementeve të tjerë lehtësuar. Eventi është për të gjitha moshat, në thelb ka transmetimin e mesazhit nga e shkuara te e ardhmja”, tha Gonxhja.
“Jemi duke punuar për disa muze, një prej tyre lidhet dhe me makinat e ish kinostudios, për ti kthyer në një atraksion”,- tha Margariti.
Retro dhe Drejtoria e përgjithshme e Transportit Rrugor janë angazhuar në krijimin e Regjistrit Zyrtar të 450 Mjeteve Historike Retro.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotografi nga eventi ‘Retro Christmas’ në qendër të Tiranës ku shoqërohej nga Linda dhe Zaho. Atje u takua me qytetarët ndërsa shkoi bashkë me Zahon që djali të merrte targë me emrin e tij në eventin ku dhjetëra makina mbi gjysëm shekullore ishin të ekspozuara në shesh.
Dhjetëra makina historike janë ekspozuar ditën e sotme në eventin ‘Retro Chrismas’. Eventi i mbajtur në Tiranë, ngjitur me muzeun Bunk’Art 2, mblodhi qytetarë nostalgjikë për të shkuarën të cilët panë nga afër automjetet e ekspozuara. I pranishëm në këtë event ishte edhe kryeministri Edi Rama me bashkëshorten Linda dhe djalin e vogël Zaho.