Rama: Xhamia e Plumbit, ndër 50 më të bukurat e botës

20 Tetor 2023, 16:00| Përditesimi: 20 Tetor 2023, 16:17

  • Share

Xhamia e Plumbit në Shkodër është një ndër objektet e kultit më të rëndësishme jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Ballkan.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale disa fragmente të filmuara nga Xhamia e Plumbit në Shkodër, ku po vijojnë punimet për të rilindur këtë monument kulture të kategorisë së parë, të cilësuar si ndër 50 më të bukurat e botës.

Xhamia e Plumbit është ndërtuar në vitit 1773-1774 nga Mehmet Pashë Bushatliu.

Ajo është shpallur Monument Kulture në vitin 1973 dhe është e vetmja xhami e ngelur në këtë zonë nga periudha osmane.

Restaurimi i kësaj xhamie po bëhet pas një marrëveshje të lidhur me palën turke.

 

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?