Sport

Rama zbret në fushë, fjalët që u tha kuqezinjve para ndeshjes me Islandën

10 Shtator 2019, 13:35| Përditesimi: 10 Shtator 2019, 15:22

  • Share

DURRES-Pak orë para ndeshjes që mbrëmjen e sotme Shqipëria do të zhvillojë përballë Islandës, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ekipin kombëtar të futbollit në kompleksin që po përgatiten. Rama ka shkuar në fushë ku lojtarët po zhvillonin seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes me Islandën.

Kreu i qeverisë është takuar me lojtarët dhe trajnerin Reja të cilëve ju ka shprehur besimin se ata do arrijnë një rezultat pozitiv sonte. Ndërsa në një postim të Facebook, Rama kërkon që të mbështetet kombëtarja sonte përballë Islandës. "Kur fitojnë mbajnë radhë të të tregojnë sa të duan, kur humbet e ke ti radhën t’u tregosh se sa vlen".

Ekipi do të niset pasdite për në qytetin e Elbasanit në stadiumin e të cilit do të zhvillohet ndeshja.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?