Politikë

Rama zbulon dhuratën që mori nga luftëtari i UÇK-së, Rexhep Selimi: Jam i prekur! Po mbaheni peng në Hagë në mënyrë të pajustifikuar

20 Dhjetor 2024, 14:01| Përditesimi: 20 Dhjetor 2024, 14:11

  • Share

Foto: Dhurata që mori Edi Rama nga  luftëtari i UÇK-së Rexhep Selimi

Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit sot (20 dhjetor) në Kosovë, në kuadër të seancës së përbashkët mes kuvendeve të të dy vendeve, mori dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Rama shprehet se është i prekur nga kjo dhuratë që ka marrë.

“I prekur nga kjo dhuratë e bukur prej koleksionit të pikturave të luftëtarit të UÇK-së Rexhep Selimi, i cili ma përcolli sot nga Haga përmes Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Shumë faleminderit me mirënjohje i dashur mik, e mezi pres ta shoh të marrë fund kalvari, gjithnjë e më i pajustifikueshëm i mbajtjes së të katërve ju peng atje në Hagë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.


Lajmi kryesor:

Shqipëri-Kosovë një Kuvend, Rama: Pezmatimi i aleatëve po pengon! 'Ngrini' dialogun me Serbinë, normalizimin synojeni me BE! Osmani: Të unifikojmë politikën e jashtme


Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?