Kronikë

Rama zbulon HEROIN e tij nga tërmeti: M'u duk si engjëll, shpresoj ta takoj një ditë e ta puth në ballë (VIDEO)

29 Nëntor 2019, 01:22| Përditesimi: 29 Nëntor 2019, 07:17

  • Share

Me zërin e ngjirur, letrën në dorë ku kishte kontribuuar me 10 euro që e tundte me shumë krenari preku zemrat e gjithë shqiptarëve.

Videoja e këtij të moshuarit ka tërhequr vëmendjen edhe të kryeministrit Edi Rama, i cili e ka quajtur hero, një engjëll që e motivon për të ecur me vendosmëri përpara.  

"My hero. Ja ky është heroi im, njeriu më i pasur që kam njohur dhe që kur e pashë sot, m’u duk si një engjëll që më dha fuqi për të ecur pa u ndalur, me edhe më shumë vendosmëri përpara, me shpirtin e tij të madh sa të gjitha malet e Shqipërisë. Do ta mbaj në krye të disa videove motivuese që ruaj në telefonin tim dhe i shoh kur m’i vjedhin energjitë mendjet dembele e shpirtrat e zymtë... Dhe shpresoj të kem mundësinë të shkoj ta takoj aty ku jeton, e t’ia puth ballin e shkruar nga vuajtjet", shkruan Rama.

B.K./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Santa Quaranta: 29/11/2019 13:46

    Ta bafte Zoti shendet juve dhe familjes Tuaj!! Ja pse nuk behen njerezit e mire milionere, sepse do i kishin falur te gjitha!!

    Përgjigju
    • ANA_: 29/11/2019 16:05

      NJeri te mire nuk te bene pasuria(leku)por te bene zemra e madhe dhe e mire!Te till jane njerzit e zakonshem jo te pasurit!

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?