Gjatë videos live në Facebook, ku denoncoi ndërtimin në kundërshtim me ligjin në Theth dhe se prokuroria nuk kishte nisur hetimet, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te një rast në Vlorë.
Kreu i qeverisë tha se zhvillimi i projektit “Vlora Sport” te Pylli i Sodës në truall shtetëror deri tani është bërë i pamundur, për shkak se është prona është vënë në sekuestro për falsifikim prone. Kryeministri shtoi se një sekuestro mund të zgjasë me vite dhe do të vështirësonte projektin në fjalë.
“Nga ana tjetër, duke qenë se kthehem nga Vlora, ku vazhdojmë punën që na obligon një mbështetje historike që kemi marrë në qytetin e Vlorës dhe në gjithë qarkun e Vlorës me 9 deputetë, po ju jap një tjetër fakt se si na është bërë e pamundur të zhvillojmë projektin “Vlora Sport” tek pylli i Sodës në truall tërësisht shtetëror, sepse një prokuror tjetër ka vënë në sekuestro dhe mirë ka bërë për falsifikim prone, pronat shtetërore përkatëse, por sekuestroja zgjat prej vitesh e vitesh të tëra dhe të tilla ka plot.”, u shpreh Rama.
Lajmi kryesor:
Prishet ‘fshati turistik’ në Theth/ Rama: Skandal, prokurorja Gjeli nuk nisi hetim! Prokuroria: Nuk konsiderohet ndërtim pa leje
Xh.D/ReportTv.al
