Rama sulmon Lelin nga Pogradeci: Fle gjumë, Vlora duhet të ishte xixë! Mesazhi për kryebashkiakët: Largoni drejtorët që lënë kokrrën e namit

22 Korrik 2022, 09:48| Përditesimi: 22 Korrik 2022, 15:14

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me kryebashkiakët e vendit. Rama përgëzoi për punën disa prej bashkive ndërsa kritikoi kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Lelin, i cili sipas tij fle gjumë dhe nuk merret me higjenën e qytetit dhe potencialin që ky qytet ka në vetvete. 

Rama veçoi nga ana tjetër kryetarin e bashkisë të Shijakut, Elton Arbana që sipas tij është bashkia më shembullore dhe ja kalon Durrësit dhe Tiranës. Rama veccoi edhe kryetarin e bashkisë Lezhë i cili ka bërë krenar me punën e tij dhe pastërtinë në plazhe.

'Kemi bashki që janë shembullore, kemi bashki që janë të mira kemi dhe bashki problematike. Kemi të gjithë kohën në dispozicion për t'i adresuar problemet dhe për të kapur trenin ku janë më të mirët prej jush. Ne kemi shembuj për të qenë krenar, krenari që PS drejton Lezhën, është kënaqësi po të shohësh pastrinë e plazheve. Të tillë shembuj qoftë për pastrimin qoftë për të tjera fusha ne kemi kudo në gjithë Shqipërinë, deri në bashki të vogla. Që nga Cërriku, që është një bashki me halle, me probleme, për shkak të pozicioni gjeografik të lënë pas dore. Ngopja apo mbi ngopja me pushtetin është e atyre që harrojnë kush i ka çuar atje dhe për çfarë. Kjo ndodh në Belsh. Flas për dy bashki në Elbasan që nuk kanë pasur ndonjë avantazh.- tha Rama. 

Me veçimin e bashkisë së Shijakut Rama theksoi se është më shembulore krahasuar me Tiranën e Durrësit. Kryeministri nënvizoi se pastërtia është një ndër elementët me të rëndësishm. Rama sinjalizoi edhe Pogradecin ku tha se ka potencial shumë të madh.

 Ndërkohë që kemi bashki si Vlora kemi një kryebashkiak që fle gjumë. Një vend me potenciale të mëdha... Të qenit xix mëngjes drek, darkë. Pa folur për bashki të cilat kanë potenciale të mëdha siç është Pogradeci. Bashkia më shembullore përfshirë edhe Tiranën, është Shijaku. Kanë ça të mësojnë nga bashkia e Shijakut. Tirana dhe Durrësi kanë kohë për të nxjerrë nga kapacitetet e tyre të natyrshme. Janë çështjes vullneti dhe durimi. Shqiptarët kanë qenë të varfër, por nuk kanë qenë pisanjos. Tani kjo situatë flet shumë jo për çfarë u bë, por sa gjynah se ka akoma zona dhe pjesë ku ka pisllëk.'- tha Rama.

Në takimin me kryetarët në Pogradec, Rama tha se kryetari duhet të jetë i alarmuar nëse “zyrtari lë kokrrën e namit dhe e mbron partia."

"Jo vetëm zyrtarëve por ti si kryetar duhet të jesh i alarmuar nëse një zyrtar lë kokrrën e namit dhe e mbron partia.Duhet të thuash o unë o ky këtu se i ka dalë boja, sepse të jesh kryetar bashkie do të thotë të jesh avokati nr.1 i njerëzve dhe mbrojtësi nga të gjithë xhagajdurët që vijnë me lloj lloj pozicionesh shtetërore në pozicionet tuaja" - tha Rama.

Ora 17:03
Pikat e grumbullimit të produkteve bujqësore, Rama debat me Subashin: S’duhet të kënaqemi me atë që kemi arritur

1658501569_Screenshot3.jpg

Në takimin me kryebashkiakët kryeministri Edi Rama ka debatuar me kryetarin e bashkisë së Fierit, Armando Subashi në lidhje me pikat e grumbullimit për produkte bujqësore dhe blegtorale.

Rama: Kemi 40 pika grumbullimi tha Eriselda në Lushnjë. E kemi nisur me numër qesharak, por sot kemi 40 në Bashkinë Lushnjë, tha ajo. Këto janë bërë baza e atij zhvillimi që kemi patur në eksporte. Nëse kjo 40 ishte inkurajuese, ishte një pikë tjetër që ne të ulemi kokën, të fikim kamerat, ishin vetëm në atë zonën tjetër, ishin 2 pika përpunimi. Ndërsa se dëgjova në Fier? Sa janë në Fier? Mos më jep përgjigje socialiste!

Kryebashkiaku i Fierit, Subashi: Mbi 20 pika për produktet blegtorale, dhe 1 pikë e madhe për bujqësore, e cila mbledh 90% të gjitha produktet bujqësore të fermerëve në pikën e tyre…Më lër të mbaroj!

Rama: Ça të mbarosh. Fieri ka gjithë atë prodhim. Është e domosdoshme, e kam thënë disa herë, s’duhet të kënaqemi duke parë ku ishim dhe atë që kemi arritur, pasi po të ishte kështu do ishim duke fjetur. Por duhet të kalojmë veten! Bashkitë duhet të aktivizohen, t’i kalojmë në një nivel tjetër. Në nivelin e entiteteve që krijojnë sipërmarrje fitimprurëse, që nxisin krijimin e tyre.

Ora 16:43
Rama-kryebashkiakëve: Brenda këtij viti duhet të keni gati projektet për të përfituar fondin e garancisë sovrane

1658498032_Screenshot1.jpg

Kryeministri Edi Rama vijon takimin me kryebashkiakët. Ai u kërkoi atyre që brenda këtij viti të kenë një ose dy projekte gati për të përfituar fondin e garancisë sovrane për bujqësinë.

"Brenda këtij viti çdo bashki duhet të ketë brenda 1-2 projekte për të aksesuar fondin e garancisë sovrane. Edhe fermerët aksioner të kësaj ndërmarrje, tu jepet një mundësi për të gjithë zinxhirin, qoftë në grumbullim e qoftë në frigoriferim", tha Rama.

 

Ora 15:04
Siguria publike dhe ndërtimet pa leje, Çuçi zbardh porositë për kryetarët e bashkive

1658495163_cuciiii.JPG

Gjatë takimit me kryeministrin në Pogradec, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, kishte gjithashtu një mesazh për kryebashkiakët e vendit përsa i takon cështjes së sigurisë publike. Ai tha se vetë kryetarët e bashkive janë gjithashtu pjesë e rëndësishme e punës së përbashkët për garantimin e sigurisë publike në zonën e tyre. 

“Kam një mesazh për të gjithë kryetarët e bashkive që duhet ta kuptojnë që ata janë një pjesë shumë e rëndësishme e sigurisë publike në bashkinë e tyre. Unë kam porositur veçanërisht drejtorët e policisë në qarqe dhe shefat e komisariateve që të ngrenë dhe të jenë aktivë; - dhe në disa prej bashkive kanë filluar të jenë aktivë Këshillat Vendorë të Sigurisë. Dhe aty ku kanë filluar të funksionojnë këto Këshilla Vendorë, statistikat e tregojnë vetë numrin në rënie të krimeve në bashki. Eshtë shumë i rëndësishëm ky bashkëpunim për shumë vepra të cilat kanë nevojë për syrin e gjithkujt, që lidhen qoftë me vepra kundër territorit, që ka të bëjë me ndërtimet pa leje apo krimet mjedisore, ashtu edhe me krime të tjera që janë pak të natyrës më të veçantë siç është tentativa për mbjellje kanabisi në vende të ndryshme”, u shpreh ministri Çuçi. 

Në vijim ai theksoi se falë këtij bashkëpunimi, deri më sot, po shënojmë vitin më të mirë për sa i takon luftës kundër mbjelljes së kanabisit në Shqipëri, e thënë kjo edhe nga partnerët tanë.  Po kështu sipas ministrit, kemi shënuar një hap cilësor përpara për sa i takon kontrollit të territorit.

“Mbetet shumë për t’u bërë në këtë aspekt, qoftë koordinimi midis strukturave të specializuara që kanë bashkitë, por mbi të gjitha, të asaj klime të bashkëpunimit midis bashkive dhe kryetarëve të bashkive që kanë një rol të jashtëzakonshëm në këtë pikë, me strukturat e policisë. Punonjësit e policisë në komunitet janë pjesë përbërëse e komunitetit. Ata trajnohen për këtë punë; marri një trajnim specifik për të qenë të tillë. Dhe unë shpresoj që modelet e mira që i kemi tashmë në bashki të ndryshme në Shqipëri, t’i përçojmë në gjithë bashkitë. Eshtë shumë e rëndësishme të kuptohet se siguria publike është edhe përgjegjësi e juaja (e vendorëve), po aq sa e policisë, sikundër nuk mund të kemi kurrë sukses në goditjen e krimit pa pasur këtë bashkëpunim dhe këtë bashkërendim me ju”, deklaroi ministri Çuçi.

Ora 14:30
Rama vlerëson kyebashkiakun e Belshit, Arif Tafanin: Veteran, por punon me përkushtim për bashkinë

1658416023_edirama.jpg

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të tij me kryebashkiakët ka vlerësuar punën e kryetarit të bashkisë së Belshit, Arif Tafani, për të cilin tha se është veteran, po ende punon me shumë përkushtim.

‘Ndërkohë kemi bashkinë e Belshit që kryetari  nuk është më i ri, është veteran, por vazhdon të jetë një bashki shembullore. Pra ngopja apo mbingopja me pushtetin është e atyre që harrojnë se kush i ka çuar atje dhe pse i ka çuar atje, nuk është e lidhur me sa herë njerëzit i kanë besuar se normalisht sa më shumë njerëzit të besojnë duhet të gjesh forca që të motivohesh për të bërë më mirë dhe më shumë dhe kjo ndodh në Belsh. Flas për dy bashki në qarkun e Elbasanit të cilat nuk janë bashki që kanë pasur ndonjë avantazh. Kanë qenë të disavantazhuara dhe janë të disavantazhuara për shkak të faktit se nivelin e fuqisë së pjesëmarrjes së taksapagueseve lokalë në buxhetet e tyre e kanë shumë modest, e kanë shumë modest.’- tha Rama.

Ora 14:04
Ministrja e Infrastrukturës: Është ndërmarrë studim fizibiliteti për shkëputjen e portit komercial për ta dërguar atë jashtë Durrësit! Po vijohet me fazat e projektit

1658412608_Sequence03.01060408.Still036.jpg

Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku ka folur për portin e Durrësit gjatë takimit me kryebashkiakët duke thënë se është ndërmarrë studim fizibiliteti për shkëputjen e portit komercial për ta dërguar atë jashtë Durrësit.

Ndërkohë theksoi se po ndërmerren hapat e tjera proceduriale ndërsa po vijohet me fazat e tjera të projekti. Projekti pilot nis nga ura e Dajlanit për tu përhapur në të gjitha pjesët e tjera të Durrësit

“Është ndërmarrë studim fizibiliteti për shkëputjen e portit komercial për ta dërguar atë jashtë Durrësit. Pasi ramë dakort që porti i ri në Porto Romano, dy porte të trajtimit të naftës e gazit. Negocim me kompanitë më të mëdha të “Eagle Hills”, nga Muhamet Alabar, kompani me vepra faktike dhe në Ballkan. Investim i kuotuar prej 2.1 mld dollarësh. Investim bashkëpunim mes kompanisë dhe shtetit.

Shteti do kontribuoj përmes tokës, kompania investim financiar. Po ndërmerren dhe hapat e tjera proceduriale. Është ecur për katër fazat e projetit, projekti pilot për rehabilitimin e pastrimin e zonave që do të bëhen të aksesueshme për qytetarët. Nis nga ura e Dajlanit për tu përhapur në të gjitha pjesët e tjera të Durrësit. Është dorëzuar dhe drafti final i portit komercial. Kompania hollandese “Royal Haskoning”.  Në muajin e fundit kemi patur dhe një propozim nga kompania “Royal Haskoning”, për të përfshirë një pjesë fundore të një baze militare detare, e cila do jetë në funksion të NATO-s. Kjo pjesë e projektit i është dërguar NATO.

U mirëprit me pozitivitet, pasi Durrësi është strategjikisht i rëndësishëm dhe ka patur kërkesë për “Pashalimianin”. Faza e parë do nisë pasi ligjit të miratohet në kuvend. Fazat e tjera, sipas dinamikës së lëvizjes së portit të ri komrecial. Ai s’do jetë një port i thjesht për nevojat e Shqipërisë, por do akomodoj për disa dekada për të gjitha nevojat e rajonit, si Maqedonia e Veriut dhe Serbia, pasi Kosova do jetë përmes një porti të thatë, lidhja me hekurudhën Durrës Prishtinë, 60 hektarë portë në pikën fundore të hekurudhës. Zonë industriale të lirë brenda portit, tek zona e Spitallës, me 60 hektarë”, tha Balluku.

Ora 09:58
Rama-kryebashkiakëve: Alarmohuni nëse zyrtarët lënë kokrrën e namit! Duhet të kërkoni largimin e tyre

 

Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë në mesazhet e tij për kryebashkiakët duke i theksuar se nuk duhet të pranojnë asnjë drejtor që nuk di të sillet me qytetarët. Në takimin me kryetarët në Pogradec, Rama tha se kryetari duhet të jetë i alarmuar nëse “zyrtari lë kokrrën e namit dhe e mbron partia”.

“Nuk kemi arsye pse të kemi bashki të mira e pastaj problematike. Nuk po flasim që të jenë të shkëlqyera, por duhet të jenë të mira. Duhet të kenë mesataren e artë të shërbimeve. Kjo është A-ja dhe raporti me qytetarët është baza. Çfarë vlere ka ti shkosh kur je në fushatë kur je kryetar bashkie dhe nuk garanton që çdo ditë t’ju hapet dera njerëzve? Nuk pranon të kesh zyrtar që A dhe Zh është kujdesja, respekti dhe sjellja ndaj qytetarëve. Jo vetëm zyrtarëve por ti si kryetar duhet të jesh i alarmuar nëse një zyrtar lë kokrrën e namit dhe e mbron partia.

Duhet të thuash o unë o ky këtu se i ka dalë boja, sepse të jesh kryetar bashkie do të thotë të jesh avokati nr.1 i njerëzve dhe mbrojtësi nga të gjithë xhagajdurët që vijnë me lloj lloj pozicionesh shtetërore në pozicionet tuaja. Kjo është të jesh kryetar bashkie dhe të thuash ti nuk vazhdon më këtu, ti nuk do jesh më drejtor hipoteke, sigurimesh shoqërore apo poste. Pse nuk e di kryebashkiaku kur posta bën zullume me pensionistët? E di që çke me të dhe sa më të vogla të jenë realitetet e bashkive, aq më shumë i di të gjitha”, tha Rama.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 23/07/2022 02:39

    Z.Rama,mos krahaso bashki te vogla si Shijaku,Belshi,Cerrikun,apo Lezhen me qytete si Vlora,Tirana,apo Durresi.Eshte njelloj sikur nje njeriu te vetem qe mban xixe te paster nje apartament,t'i kerkohet te pastroje e te mirembaje i vetem nje hotel me 400 dhoma.Probleme ka,korrupsion ka,por bashkite e medhaja duhen ndare ne mini-bashki,ose mini-distrikte,te pakten per administrim e mirembajtje dhe te vendosen administratore ne secilen qe te merren me keto pune e te japin llogari te bashkiaku perkates.Keshtu nuk ka pse penalizohet p.sh E.Veliaj pse,le te themi zona e Kombinatit,apo Astirit eshte me e papaster se zona e Bllokut,ose e Liqenit Artificial.Nje shembull konkret eshte qyteti i NY,cdo distrikt i tij drejtohet nga nje mayor,/bashkiak/ dhe te gjithe keta jane nen mayorin e pergjithshem te NY dhe ky ka mbi vete guvernatorin e NY.

    Përgjigju
  • Aldo Tiranë: 22/07/2022 18:17

    Shif drejtorat që vë ti o rama le nam duke e hedh topin në fushën e tjerëve për të humbur gjurmët qe bëjnë Blendi Gonxhe , Ilir Mëngra etj Patenta me lekë inxh vetëm kërkojnë lekë sikur me qenë prona e tyre DRSHTRR TURP TURP Hajde shif pak çfarë bëhet tek kontrolli fizik hajde në kashar shif çfarë bëjnë Soni Gesti Nimeti Arbëri???? vetëm me tel bëhen punët dhe € Ti thua Leli çfarë Leli o rob curele

    Përgjigju
    • Kashari: 22/07/2022 22:59

      Ke të drejte Aldo prz ti kontrollojnë tel dhe shikoni si i bëjnë k fizik pa qenë fare aty . Janë ushtarët e Drejtorit normalë por turp shtet hajdut .

  • ZENUN Tyta: 22/07/2022 17:09

    O Anisa rafmet paç ti se në radh të par Edi Rama është njeri baba e bashkëshort. NJË FJAL E urt thot kush do ti bëj gropën tjetrit bie vet brënda. Amen.

    Përgjigju
  • Anisa: 22/07/2022 15:42

    NUK ISHTE LELI PER KRYETAR BASHKIE ME THEN TE VERTETEN, TE ISHTE EDI RAHMET PAST PO POR JO KY ,VLORA KA TE TJER TE MIR PER TI ZEN VENDIN.

    Përgjigju
  • Eliza: 22/07/2022 14:21

    me gjithe keto sufllaqe te shperndara ,one would think qe do i binte cmimi ...por edhe ketu si ne cdo gje tjeter ne ate vend ska logjike ekonomike ...lot lot

    Përgjigju
  • Luan: 22/07/2022 14:06

    Nese se kane mendjen per pune hiqeni se vjen tjetri me i mire

    Përgjigju
  • Alban: 22/07/2022 14:05

    Eshte gjynah ta lesh vloren te pa paster me gjithe ato investime qe jane bere atje

    Përgjigju
  • olsi: 22/07/2022 13:56

    duhet ti terheqe vemendjen te gjithe atyre qe spo punojne sic duhet pasi qytetaret presin me te miren nga ta

    Përgjigju
  • Blerta: 22/07/2022 13:54

    bravo qe i ve ne dukje mangesite kryetareve te bashkive dhe perpiqeni qe gjithmone te japin me te miren nga vetja per qytetaret

    Përgjigju
  • Altin: 22/07/2022 13:45

    Duhet te punoni o njerez jo te rrini kot

    Përgjigju
  • Olsi: 22/07/2022 13:44

    Mire e keni zoti Rama ke te drejte

    Përgjigju
  • tela: 22/07/2022 13:26

    mir tja beje nuk ka punuar fare per vloren shikoj dhe plerat nuk i heqin punetoret e bashkis turp ti vij ne e votojm per te punuar ai flen

    Përgjigju
  • tani: 22/07/2022 13:25

    ndersa e meriton per tu sulmuar mir ti bejn pasi ai eshte zgjedhur per te punuar dhe jo per te fjetur gjume

    Përgjigju
  • lejla: 22/07/2022 12:50

    mir e thot z. rama

    Përgjigju
  • tina: 22/07/2022 12:50

    me mir ta ler postin qe ta marri nje i duhur

    Përgjigju
  • Ani: 22/07/2022 12:42

    Nese nuk eshte i zoti ben mire ta leri postin e te vendoset dikush tjeter

    Përgjigju
  • Sea: 22/07/2022 12:41

    Po beni nje pune shume te mire

    Përgjigju
  • Dea: 22/07/2022 12:40

    Bravo Rames qe po ja terheq vemendjen ketyrw

    Përgjigju
  • Aldo: 22/07/2022 12:39

    Te gjithe qe nuk bejn punen e tyre ashtu sic duhet bejn mire ta lene dhe ta vezendesoj vertet nje njeri i zoti

    Përgjigju
  • Ervin: 22/07/2022 12:35

    Shume mire qe i terheq veshin dhe i kritikon. Jane aty per ti sherbyer popullit dhe duhet ta bejne punen e tyre ne menyren me te mire

    Përgjigju
  • Ardi: 22/07/2022 12:33

    Hallall Rama gjithmone lerkues ndaj kryebashkiakeve qe te behet me e mira per qytetaret

    Përgjigju
  • altin: 22/07/2022 12:32

    mos i lejo te behen dembela se vendi yn ka nevoj per puntor jo per keta. mund te kishin realizuar nje pune shume te mire ne shume pak kohe

    Përgjigju
  • LORA: 22/07/2022 12:32

    Zoti Kryeminister,kryebashkiaku i Vlores gjume ka bere edhe ne mandatin e pare.Pse e rikandiduat? Kaq e forte ishe valentina leskaj,per te mundur neverine e qytetarise vlonjate per kete person,pa nje pike talenti ?

    Përgjigju
  • riza: 22/07/2022 12:32

    keshtu vazhdo zoti rama terrihqja veshin gjumasheve dhe mos i lejo te flen gjum tani qe kemi nevoj per pune

    Përgjigju
  • beni: 22/07/2022 12:31

    shqiperia ka nevoj per njerez si rama qe e realizojn punen ne shume pak kohe duke punuar pa pushim prandaj i sulmon dembelat qe duan te flen gjume

    Përgjigju
  • tana: 22/07/2022 12:30

    mire e ka rama do pran vetes njerez puntore qe nuk e len punen e sotme per neser po i realizojne ne nje kohe te shkurter ato

    Përgjigju
  • Yllka: 22/07/2022 12:22

    As Shpetimi e as Leli nuk kane menduar per Vloren por per xhepin e tyre.I ankoheshim djalit te Medin Xhelilit per ujesjellesin as e vriste fare mendjen.Kjo drejtoresha e re e ujesjellesit eshte thjesht nje injorante partiake qe nuk e menaxhon dot.Kemi nje muaj pa uje dhe nuk dime sesi te veprojme.Vlora ka plot intelektuale te majte qe mund ta benin detyren.Fatkeqesi kur shikon rruget koshat e plehrave.Skuqemi nga turistet qe shokohen nga papastertia.Bashkia eshte mbushur me femra qe kane ndezur gjithe diten kondecioneret dhe nuk bejne gje tjeter perveçse me cel ne dore.Do zoti ndryshojne per mire gjerat z Rama.Shpresojme.

    Përgjigju
  • Qytetar: 22/07/2022 12:21

    Ke te drejte z.Rama, por drejtora si keta qe thua jane kudo prandaj duhen bete shembull dhe mendoj se duhet te nderhyni vet e ti shkarkoni se bashkiaket qe i kane vene mund te jene be orak me ta... vepro te rregullosh Shqiperine..

    Përgjigju
  • Lea: 22/07/2022 12:18

    Keni ber pun fantastike z Rama normal duhet te shifni me kujdes tani ke keni e ata qe nuk bejn punen te hiqen

    Përgjigju
  • Tea: 22/07/2022 12:17

    Shqipria ka nevoj per njerez qe punojn dhe jo qe rrin kot keshtuwe populli duhet te shoh me kujdes ke zgjedh

    Përgjigju
  • Toni: 22/07/2022 12:02

    Shqiperia ka nevoje per njerez puntor dhe qe duan ta zhvillojne vendin jo per ata qe zejne karriget qe hajne dhe pijne aty

    Përgjigju
  • Teo: 22/07/2022 12:00

    Shum e vertet te paaftet qe po zejn karrigen kot nuk kemi nevoje per ata kemi nevoje per njerez puntor qe e cojne vendin perpara

    Përgjigju
  • Shpetim GJIKA: 22/07/2022 11:53

    Nje pergjigje per ate “Shpetim Gjika” qe ka komentuar me lart! Eshte e turpshme te komentosh me emer fake! Pervec se tregon qe je skuth, mua me ben te te njoh shume mire se kush je dhe cfare perfaqeson! Mua personalisht nuk me ka munguar kurre as kurajoja e as guximi per tu shfaqur e per te folur me ze, me emer e me figure!

    Përgjigju
  • Dori: 22/07/2022 11:41

    Kryeministri Edi ke folur sic duhet…shume mire beni ato qe nehlizhojne punen te largohen nga puna

    Përgjigju
  • Tian: 22/07/2022 11:39

    Duhet te marrin masat e duhura per ato qe e neglizhojne punen…keni te drejte Edii

    Përgjigju
  • Esi: 22/07/2022 11:38

    Ato qe se bejne punen sic duhet te shkarkohen nga puna e te marrin masat e duhura…kryeministri Edi me i miri

    Përgjigju
  • Joni: 22/07/2022 11:37

    Shume mir ben qe flisni keshtu kryeministet Edi sepse nese nuk behet puna sic duhet te shkarkohen nga detyra

    Përgjigju
  • Leshbushtri: 22/07/2022 11:12

    Duhet hartuar nje ligj ne parlament qe te shkarkohen keta palaco qe s.bejne punen e tyre po e katandisin qytetin geto

    Përgjigju
  • Bim: 22/07/2022 11:08

    O gjatosh, edhe Shkodra eshte Shqiperi apo duhet te kerkojm pavarsine

    Përgjigju
  • Shpetim Gjika: 22/07/2022 10:58

    Lelin e dija butak, por doli me trim se une. Pse nuk thua qe po hakmerresh se nuk firmos per grabitjen qe po beni me ujesjellesat? VKM jote eshte e jashteligjshme. Pse nuk i merr ujesjellesat me ligj, po me VKM? Me ligj iu dhane bashkive, me ligj hiqua.

    Përgjigju
    • Egys Alushi: 22/07/2022 12:54

      Ik o Shpetim larua ik, ku ke fol ti me emer na e posto linkun ketu , ste kemi degjuar ndonjehere. ty te degjeneroi Edi dhe Kocua, te futen ne burg si legene, ky Leli doli hapur dhe si ka hyr gjemb ne kembe

    • Shpetim GJIKA: 22/07/2022 12:01

      Nje pergjigje per ate “Shpetim Gjiken” qe ka komentuar me lart! Eshte e turpshme dhe e ulet te fshihesh pas emrave apo adresave fake! E njoh mire rracen tuaj dhe cfare perfaqesoni ju! Personalisht mua nuk me ka munguar kurre kurajoja per te folur me emer,me ze dhe me figure!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?