Andrea Belotti feston golin e shënuar me 11 metërsh për Cagliarin

Sport

Ramadani në fushë, Cagliari përmbys 1-2 Leccen në 'Via del mare'! Shkëlqen Belotti (GOLAT)

20 Shtator, 08:55| Përditesimi: 20 Shtator, 09:05

  • Share

Serie A e futbollit në Itali nisi të premte me raundin e katërt. Në stadiumin 'Via del mare' vendasit e Lecces u përmbysën 1-2 nga Cagliari. Te miqtë heroin e bëri sulmuesi Andrea Belotti me dopietë. Për Leccen 73 minuta në fushë luajti Ylber Ramadani, ndërsa në stol qëndroi Medon Berisha.

Dueli u zhbllokua shpejt për vendasit, me Tiago Gabriel që shënoi pas vetëm pesë minutave lojë, kjo pas asistit të Sottil. Në minutën e 33-të Belotti vendosi ekuilibrat, për ta mbyllur 1-1 pjesën e parë.

Duhej një penallti në minutën e 71-të që ish-sulmuesi i Torinos dhe Romës t'i jepte tri pikë me vlerë Cagliarit, për përmbysjen e madhe në udhëtim. Me shtatë pikë, për momentin sardët e shohin veten në pozitën e pestë në tabelë, duke lënë Leccen me vetëm një pikë në vendin e fundit.

Ndeshjen e ardhshme Cagliari pret Interin, ndërsa Lecce luan sërish në shtëpi kundër Bolognas.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?