Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deputetes Rudina Hajdari në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal, duke thënë se ajo jeton në Hënë dhe nuk e kupton që këto vakuume në kod duhen martë tani pasi për këtë kohë pandemia po ndryshohen. Hajdari tha më herët se ajo është pro ndryshime por në një tjetër kohë dhe je me procedurë të përshpejtuar.
"Zonja Hjadari na drejtohet nga Hëna edhe në kushte normale, merreni me mend tani dhe në Hënë dhe në karantinë se sa lidhje me realitetin kanë fjalët e zonjës Hajdari. Se sa ajo mendon se sa pasoja mund të ketë për vendin tonë ky boshllëk në Kodin Penal në këtë kohë pandemia, këtë zonja Hajdari nuk na e thotë. Ky propozim është i mbështetur gjerësisht pavarësisht se nga Hëna ku banon zonja Hajdari nuk kemi një sinjal pozitiv. E përshëndes zonjën Hajdari për qëndrimin në Hënë dhe e sigurojë se ne do të vazhdojmë punën dhe do mbrojmë popullin shqiptar nga rreziqet që vijnë nga ky boshllëk që ne kemi në kodin tonë për këtë kohë", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Seancë historike! Deputetët me maska, në rresht e ulur në lozha, qeveri-opozitë votojnë masat mbi COVID, vetëm Hajdari kundër ndryshimit të Kodit Penal
//ReportTv.al