Rama-laçjanëve: Ata që e kanë marrë votën rëndshëm prej jush, ju kishin lënë pas dore

5 Shtator 2022, 13:28| Përditesimi: 5 Shtator 2022, 13:47

  • Share

 

Pasi inspektoi spitalin e ri të Laçit, kryeministri Edi Rama kujtoi se qyteti ishte i lënë pas dore nga qeveritë e mëparshme. Nuk hezitoi të përmendte votën duke thënë se opozita aktuale ka marrë rëndshëm vota për shumë vite nga qytetarët në Laç, ndonëse ky vend ishte lënë në harresë për vite me radhë.

“Sa më shumë gjëra të përpiqesh të bësh, aq më shumë je i ekspozuar ndaj gabimeve dhe prova që po i japim këtij komuniteti është provë e rëndësishme e natyrës së bindjeve të qasjes sonë, e cila nuk varet nga sa shumë na voton apo jo një komunitet. Shpresoj të na votojnë më shumë në Laç, por pak rëndësi ka ky fakt përballë nevojës së njerëzve për të shërbyer, pavarësisht se kë votojnë.

Dua të kujtoj se ishte një qytet i lënë pas dore rëndshëm për shumë vite nga ata që e kanë marrë votën rëndshëm për shumë vite. Ne më pas nuk është se bëmë ndonjë gjë të madhe, por bëmë diçka më shumë deri kur tërmeti dhe gjithë ajo tragjedi që goditi këtu më shumë se kudo tjetër, na vuri përpara detyrimit për të nxjerrë nga ajo krizë e rëndë të gjithë atë që të ofron një mundësi e madhe, për ta rilindur të gjithë këtë zonë”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Pas dëmtimit nga tërmeti, hap dyert spitali i ri i Laçit! Rama: Model shembullor! Edhe pse ikin mjekë e infermierë, nuk kemi boshllëk në mjekësi (VIDEO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?