Kryeministtri Edi Rama i ka kthyer përgjigje Enkelejd Alibeaj, i cili i kujtoi të parët e tij, teksa tha se plagët e diktaturës janë të gjalla.
Enkelejd Alibeaj: Nuk e di pse kur flitet për çështje kaq delikate fillon acarohesh, askush nuk thotë se duhet ët mabsh përgjegjësi se çfarë kanë bërë të parët e tu, por je kryeministër i vendit dhe vetëm për këtë arsye, për të qenë demokrat i besueshëm, të paktën një gjë duhej ta bëjë. Një shkrim nga 93’ Bedri Spahiu, i vetmi në atë kohë që pati një lloj... Ulu se skam mbaruar, ulu (ngrihet Rama) mirë rri në këmbë. Te di që ai gjithë jetën e vet e ka kaluar burgjeve. Do të lartësonte nëse realisht do ndjeje diçka. Askush nuk të thotë të mbash përgjegjësi se çfarë kanë bërë të parët e tua. Thjesht për simetri logjike dhe për të qenë i ndershëm do i shihni non grata e tu. Lexo njoftimin e DASH , kjo di të ishte fisnikëri politike , kjo do të tregonte ty pro perëndimorin. Ti dhe kushdo tjetër, edh ene për ata që s’kemi bërë, kemi një borxh ndaj atyre njerëzve, të parëve të atyre ikën, jo tua themi lart e poshtë që u kemi bërë nder, duhet të tregosh ndjesinë njerëzore për të mos e politikuzar. Ty të dalin me yll të kuq e ti nuk pipëtin.
Edi Rama: Nëse e ke me tim at, ai është përpara e veprës së të cilit, ku të gjithë ju shkoni dhe përthyni kërbishten, ai është im atë. Nëse e ke me gjyshërit, merr lexo kush ishin dhe ashtu me stërgjyshit, unë në Bllok nuk kam jetuar kurrë, e kam pasur shpinë te rruga Muhamet Gjollesha pallati 18, kam pasur një shtëpi si të gjithë të tjera, ai nuk ka qenë anëtar i Komitetit Qendror, sic tha i që ka lëshuar me pëllumba e sorra që ka pasur, dhe nuk ka asnjë problem me atë që më thoni ju mua, përveç një gjëje, përveç faktit që jeni shembull i keq i ideologjisë së Enver Hoxhës, ai është gjallë vetëm përmes jush, mënyrën se si ju e sulmoni kundërshtarin me ndryshimin që ju nuk keni fuqinë që kishte ai që në fund të fuste plumbin ose në burg, unë nuk pres respektin e asnjërit prej jush, se më mjafton dhe më tepron respekti që kam pasur nga ata që kur dolën nga burgu pas shumë e shumë vitesh, se tani kanë ndërruar jetë, ato ishin komplet e kundërta e juaj se ishin e kundërta e Enver Hoxhës. Ajo parti shumë prej jush ju bëri prej vetes, futi urrejtjen për tjetrin dhe kompleksin e inferioritetin dhe kjo nuk është koha e Enver Hoxhës dhe kundërshtari nuk përballet me këto argumente, se ju u rritët në vatrën e një sekretari të partisë së Hpxhës, që e mori PD pikërisht se ishte nxënës i Enver Hoxhës dhe gjithçka që bëri ishte rezultati faktit që ishte sekretar dhe iu mësoi juve si veten, që shani njësoj dhe nuk dalloni nga njëri tjetri, nuk dua falenderime nga ty, por nga asnjë rast nuk fola për ndere, e kam unë për nder, jo të ma dish ti, por e kam unë për nder që PS ka bërë ato gjëra në respekt të atyre njerëzve që ju nuk i bëtë kurrë, sepse jeni udhëhequr nga një bolshevik, nga dikush që është më i ziu i të zinjve, nuk ka njeri më të zi se komunisti anti-komunist, dhe ju nuk kishit cbënit tjetër përveç të imitonit atë dhe sepse përtej tij, ju nuk keni asnjë kuptim ardhmërie. Ju u demaskuat me ato konventa e Kuvende, të gjithë duke vjedhur vota, dhe aty te votat që ia vodhët njëri tjetrit sikur ishin kecat e Leskos që ia hedh eshtrat në lum, kemi bërë sa kemi mundur, dhe tani na lexoni gjithë ato emra dhe na thoni hajde t'i kujtojmë dhe prandaj u cova erdha u bashkova me ty për ata, por ndahem me ty që je hipokrit që nga njëra anë qan për të pëndjekut, naga ana tjetër ngren flamurin e 'Non Gratës'. Nuk jemi në tavolinë duke ngrënë kec, ulu uli se s'po pi raki me kërmë këtu. Sa i përket atyre që the që janë disa që dalin me ujë, po ca problemi ke me ata, ata janë një grup që jeton në antikitet, po ti e ke pasur në mes të oborrit të partisë tënde dhe i bëje temena, ato janë viktima që nuk më bëjnë përshtypje, po ju jeni vazhdimi i asaj mënyre për të bërë politik me kundërshtarin. Ju jeni njësoj sic do ju donte hasmi.
Lajmi kryesor:
Kërkesa e Leskaj për përkujtimin e viktimave të komunizmit ndez debat në Kuvend! Alizoti: Po të mos ishte Partia Punës ti dhe Olsi do shpërndanit çadra! Rama: Enver Hoxha u ngjall përmes jush
B.K.//ReportTv.al