Politikë

Rama-shqiptarëve në Amerikë: Regjistrohuni për të votuar në 11 maj, afati skadon në 4 mars

5 Shkurt, 09:12| Përditesimi: 5 Shkurt, 09:20

  • Share

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje shqiptarëve që jetojnë në Nju-Jork, SHBA, që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Përmes një videokartoline të publikuar sot në rrjetet sociale, kreu i qeverisë nënvizon se afati përfundimtar i regjistrimit është 4 marsi.

“Erdha larg me një valixhe plot ëndrra dhe me një zemër që nuk u nda kurrë nga Shqipëria. Çdo ditë pune është e gjatë. Dhe çdo kursim është i mbledhur me mund e sakrificë. Unë po investojë gjithçka që kam, sepse Shqipëria është e imja dhe besoj tek ai vend. Por, a e di? Ka diçka më të çmuar se çdo kursim. Diçka që mund të ndihmojë jo vetëm të sotmen, por edhe të ardhmen. Është vota ime,” thuhet në videon e publikuar.
 

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?