Është gjendur në Pallatin e Kulturës "Aleksandër Moisiu" në Durrës Ramazan Gurra gjatë këtyre ditëve, për të akorduar pianon e këtij institucioni për koncertin e radhës. Por, si restaurues dhe akordues instrumentesh muzikore, ai ka konstatuar amortizimin tërësor të saj. Në këto rrethana, bën thirrje për vëmendje institucionale për të mundësuar një piano të re që muzikantët vendas e të huaj të performojnë normalisht.
"Pianoja në sallën e Pallatit të Kulturës "Aleksandër Moisu", mbi 70-vjeçare është komplet e amortizuar, ç'ka do të thotë: Durrësi s'ka piano! Durrësi i Kukuzelit, Dungut, Kodrës, Xhungës... Durrësi i Rifat Dedes, Lirit, Nelit, Lad Cakut, Mon Kuriqit, Dash Hoxhës, Gent Salillarit! Durrësi i Ermir Dizdarit, Petrika Afezollit, Linda Zemblakut, Adriana Frashërit, Ylli Ramzotit dhe qindra e qindra muzikantëve që dolën nga bankat e Akademisë së Arteve NUK KA PIANO ku të performojnë pianistët e Durrësit, Shqipërise dhe të huajt... Se ka nevojë durrsaku të ndjekë koncerte, evente apo dhe festivale me muzikë klasike, të ballafaqohet me kolegët nga vendi e bota, asnjë 'se bë ujin në zjarr' ", shprehet Gurra në mediet sociale, duke u bërë thirrje edhe artëdashësve që në fund të koncertit të ngrenë zërin për një piano.
Hahahaha,pianot ishin komuniste dhe i shiten. Tani bijini daireve neper lalez
Përgjigju