Ramazan Rraja

Kronikë

Ramazan Rraja ‘del’ nga qelia, shkon 30 minuta në banesë të takojë të ëmën e sëmurë, shoqërohet nga forcat speciale

1 Shtator, 20:23| Përditesimi: 1 Shtator, 20:42

  • Share

Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit të PS Rrahman Rraja, ka dalë nga ambientet e qelisë ditën e sotme dhe ka shkuar në banesën e tij në Nikël të Fushë-Krujës, i shoqëruar nga policia.

Burime për Report Tv kanë bërë të ditur se Ramazan Rraja shkoi të vizitonte nënën e sëmurë. Ai ka qenë i shoqëruar nga forcat speciale të policisë së burgjeve.

Rraja qëndroi vetëm 30 minuta në banesë dhe më pas u rikthye në burgun e Fushë-Krujës. Leja për të dalë nga qelia është dhënë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Ramazan Rraja është i dënuar me 6 vite burgim (gjykim i shkurtuar) për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj dhe Landi Muharremit (Rumi i Shijakut), ngjarje e ndodhur më 1 nëntor 2019. Në atë atentat mbetën të plagosur Arjan Ndoja dhe Rrumi i Shijakut, kurse fatkeqësisht humbi jetën shoferi i ish-prokurorit, Andi Maloku.

Ramazan Rraja është arrestuar më 19 Prill 2023 në një lokal në Fushë-Krujë, i armatosur me pistoletë në brez dhe gati për qitje. Ai ka qenë në kërkim pikërisht për atentatin ndaj ish-prokurorit.

 

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • taku: 02/09/2025 08:10

    6 vite??? per vrasje dhe ato akuza ......wtf gjyqtari te hetohet!!

    Përgjigju
  • Iris: 02/09/2025 04:04

    Vrasje,tentative vrasje,armembajtje pa leje dhe eshte denuar vetem me 6 vjet burg??!! Keto jane /te mirat/qe vijne nga te qenit i forti i zones e nip deputeti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?