Ramën refuzoi ta priste, por jo Benet Becin! Albin Kurti me Shqipërinë komunikon nga Shkodra

27 Korrik 2023, 00:01| Përditesimi: 27 Korrik 2023, 00:06

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti refuzoi të priste kryeministrin Edi Rama pak ditë më parë në Prishtinë, në kuadër të një vizite që i bëri rajonit për përgatitjet e samitit të radhës të Procesit të Berlinit që pritet të mbahet në muajin tetor në Tiranë.

E megjithatë sot ka pritur kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Becin.Përmes një njoftimi për median shkruhet se temë e diskutimit ka qenë thellimi I bashkëpunimit ndërmjet Shkodrës dhe Gjakovës

"Pata kënaqësi të veçantë të takoja sot në zyrën e tij Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti. Rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet qytetit të Shkodrës dhe Gjakovës dhe rifuqizimi i lidhjeve historike e kulturore ndërmjet dy qyteteve tona ishte në fokus të këtij takimi. Biseduam edhe për një projekt infrastrukturor rrugor që do të lidhë Shkodrën me Gjakovën, si një mundësi shumë e rëndësishme për zhvillimin e turizmit në këtë zonë" shkruan Beci në një postim në facebook

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?