Politikë
Top 24

Ramush Haradinaj i bindet Ramës, heq kollaren në Samitin e Ballkanit në Durrës (VIDEO)

27 Gusht 2018, 12:04| Përditesimi: 27 Gusht 2018, 13:54

  • Share

Durrës- Në nisje të samitit të Kryeministrave të Ballkanit i pari që mbërriti ishte Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me të cilin i pari i qeverisë shqiptare Edi Rama nuk i kurseu batutat, ndërsa e këshilloi të hiqte kollaren.

Pak minuta më vonë, ndërsa liderët u ulën në tryezën e diskutimeve kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shfaq pa kollare. Nuk dimë nëse kjo ndodhi pas këshillës së bërë nga Rama, apo Haradinaj u vu disi në siklet për faktin se askush prej të ftuarve nuk mbante kollare në takimin informal, por në tyrezë ai i u shfaq pa kollare.

Ramush Haradinaj pa kollare

Takimi mes kryeministriave nisi sot në orën 10:00, ndërsa në fokus të tij mbetet rritja e zbatimit të angazhimeve të marra në Samitin e Triestes në korrik 2017. Në këtë takim po diskutohet gjerësisht mbi integrimin ekonomik të vendeve të rajonit dhe mbi projektin e nisur tashmë për krijimin e një zone ekonomike të rajonit. Zona Ekonomike Rajonale e vendosur në Samitin e Triestes synon të sigurojë mundësi të reja si për bizneset ashtu dhe për qytetarët, si dhe do të forcojë zhvillimin dhe vendet e punës.

Përveç kryeministrave të rajonit pranishëm në samit ishin edhe Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Hahn dhe ambasadorja e BE në Tiranë, Vlahutin. Gjithashtu pjesë e samitit ishin edhe ambasadorja greke, përfaqësueses të Bankës Botërore dhe të Bankës Europiane.

Momenti kur Rama këshillon Haradinajn

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?