‘Rana e Hedhun’, vendimi i GJKKO ndan familjen Ndoka! Burrë e grua në burg, të miturit mbesin pa përkujdesje! Avokati Ibraj: Rasti unik, gjykata të plotësojë vendimin

21 Prill 2022, 13:47| Përditesimi: 21 Prill 2022, 19:09

  • Share

Vendimi i Apelit të Gjykatës së Posaçme për të konfiskuar 55 milion euro pasuri dhe rritur dënimet për 11 të dyshuar në rastin “Rana e Hedhun”, ka krijuar për herë të parë një situatë të pazakontë, ku prindërit e dy fëmijëve të mitur janë në burg dhe për ta nuk kujdeset kush. Avokati Marash Ibraj ka kërkuar në gjykatë të plotësohet vendimi për të saktësuar se kush do të rris dhe të kujdeset për të vegjlit

“Kjo gjykatë duhet të shprehet edhe për fëmijët e mitur, për sa kohë është shprehur për babain Blendi Ndoka ‘arrest me burg, dhe për nënën Mimoza Ndoka e dënuar me burg. Edhe në sistemin komunist nuk ka ndodhur kurrë që kur 2 prindërit të futen në burg të mos ketë vendim për fëmijët. Ku do të shkojnë këto të miturit? Njëri është 3 vjeç dhe tjetri 5-vjeç. Në të gjitha ligjet është e shkruar e zeza në të bardhë duhet pasur parasysh ‘interesi më i madh i fëmijës’,  ka thënë për Report Tv avokati Ibraj.

Më 15 Prill 2022 Apeli i Gjykatës së Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për të dënuar 11 të dyshuar për falsifikim dokumentesh në kuadër të grupit kriminal të tjetërsimit të pronave në zonën e Ranës së Hedhun.

Mes të dënuarve ishin edhe çifti i bashkëshortëve Mimoza Ndoka e cila u dënua me 5 vjet e 4 muaj burg dhe burri i saj Blendi Ndoka që u dënua me 6 vjet e 8 muaj. Ndërkohë Mimoza Ndoka rezulton se është edhe motra e ish deputetit socialist Arben Ndoka, procesi ndaj të cilit u veçua për tu dërguar në gjykatën e Lezhës.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gradishta: 21/04/2022 14:30

    Po hanë atë që kanë gatuar me duart dhe mëndjen e tyre,ju bëftë mirë,mos u shqetësoni ju të tjerët,avokati le të hanë se për atë punë është paguar.

    Përgjigju
  • Bilo pilafi: 21/04/2022 13:54

    Rast unik eshte edhe tentativa e vjedhjes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?