Kronikë

Gurë nga mali bien në plazhin e 'Ranës së Hedhun', punimet e 'Gener 2' në aksin Shëngjin-Velipojë rrezikojnë jetën e pushuesve

29 Korrik 2022, 11:31| Përditesimi: 29 Korrik 2022, 19:53

  • Share

LEZHË- ‘Rana e Hedhun’, zonë e mbrojtur monument natyre është në rrezik serioz nga rënia e gurëve dhe shkëmbinjve të cilët kanë nisur që të shkëputen nga mali për shkak të punimeve për ndërtimin e rrugës ‘Shëngjin-Velipojë’, nga kompania ‘Gener 2’.

Një pjesë e gurëve kanë rënë te ‘Rana e Hedhun, ndërsa të tjerë rrezikojnë që të shkëputen nga momenti në moment duke vënë në rrezik serioz kështu jetën e pushuesve. Policia e Lezhë ka verifikuar situatën në terren dhe me datë 21 korrik janë referuar materialet në prokurori për firmën zbatuese "Gener 2" për veprën penale "Shkelje e rregullave të sigurisë në punë".

Burimet thanë se janë proceduar në gjendje të lirë ku janë proceduar në gjendje të lirë dy punëtorë të kompanisë "Gener 2". Rruga turistike Shëngjin - Velipoje është investim i qeverisë me vlerë 15 milionë USD që po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit ndërsa tenderin e ka fituar "Gener 2" kompania e Bashkim Ulajt.  

Fenomeni që është shfaqur është mjaft  serioz duke qenë se është një monument natyre, ndërkohë që  rrezikohet dhe rënia e shkëmbinjve të tjerë duke vendosur në rrezik serioz pushuesit. Në zonën ku ka pasur më shumë rrëshqitje gurësh, pushuesit janë larguar.

S.C/LR/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rozi: 30/07/2022 17:18

    Ghynah pzt

    Përgjigju
  • Iris: 30/07/2022 00:46

    Ka dicka qe nuk shkon ne kete histori! Guret kane rene vete? Guret kane rene vete per shkak te punimeve? Guret jane hedhur nga firma ndertuese gjate punimeve? Kush eshte e verteta? Nese behet fjale per dy rastet e para,atehere nuk eshte faji i askujt,eshte nje fenomen natyror qe ndodh dhe pa nderhyrjen e njeriut.Rrezikon pushuesit por dhe cilesine,koston dhe te ardhmen e rruges,me qe eshte fenomen i vazhdueshem qe perkeqesohet gjate shirave.Nese behet fjale per rastin e trete,atehere kemi te bejme me te vertete me nje akt kriminal.

    Përgjigju
  • Shkodrane: 29/07/2022 19:00

    Pisa!! Doni edhe turizëm atraktiv!! Po ku ka vend si Rana e Hedhun dhe ky e mbush me inerte?!!

    Përgjigju
  • LORA: 29/07/2022 13:54

    Ajo pjese eshte e tera gur,qe mund te bluhet per sigurimin e cakllit qe do rruga. E njoh ate natyre dhe eshte shume e dhimbshme qe "Rana e Hedhun" te humbase bukurine e saj nga kjo papergjegjshmeri e ndertuesit te rruges.Besoj qe duhet te kete kuader ligjor te kopsitur per kete pune.

    Përgjigju
  • leci: 29/07/2022 13:36

    Te gjitha tenderat i fiton "Gener2"..!!! Kush eshte presidenti i kesaj firme sigurisht ushtari i Sali non grates....

    Përgjigju
    • Tirona: 29/07/2022 18:21

      Bashkim Ulaj osh tu bo nomin u ka bo Gener 2 superfuqi

    • Agjenti: 29/07/2022 14:35

      Kush pra na e thuaj me emer ta dime

  • Turi: 29/07/2022 11:35

    O vend pisllek o taaliban te ndyre tani do ti beni punimet qe eshte sezoni turistik ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni nga qeveria Rama 4 pas zgjedhjeve të 11 majit?