Nedim Bajrami

Sport

Rangers i 'tregoi derën', Sevilla dhe Udinese në garë për Nedim Bajramin

26 Gusht, 14:37| Përditesimi: 26 Gusht, 14:40

  • Share

E ardhmja e Nedim Bajramit te Rangers mbetet e paqartë. Mesfushori i kombëtares shqiptare nuk ka arritur të bindë në aventurën e tij në Skoci dhe së fundmi është lënë jashtë listës së skuadrës, duke shtuar zërat për një largim të mundshëm.

"Transferfeed" në Britani raporton se për 25-vjeçarin ka interes serioz nga dy klube me emër në futbollin evropian, Sevilla në Spanjë dhe Udinese në Itali. Sipas zërave, një ofertë mes 4 deri në 5 milionë euro mund të mjaftojë për të bindur Rangers që të pranojë shitjen.

Bajrami iu bashkua klubit skocez verën e kaluar për rreth 4 milionë euro dhe drejtuesit kërkojnë të paktën të rikuperojnë këtë shifër në rast transferimi. Kontrata e tij është e vlefshme deri në maj 2028, ndërsa sipas “Transfermarkt” vlera aktuale e kartonit të tij në treg është rreth 3 milionë euro.

Një rikthim në Serie A, ku Bajrami shkëlqeu me Empolin dhe Sassuolon, ose një aventurë e re në La Liga, mund të jenë hapat e ardhshëm të mesfushorit që mbetet një aset i rëndësishëm për kuqezinjtë e Shqipërisë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?