Futbollisti Eros Grezda

Rangers nënshkruan me Eros Grezdën, ja kushti i skuadrës skoceze

31 Gusht 2018, 17:07| Përditesimi: 31 Gusht 2018, 17:11

  • Share

Klubi i Rangers në Skoci konfirmon nënshkrimin e futbollistit shqiptar Eros Grezda për një kontratë katërvjeçare, me kusht që të marrë vizë dhe leje ndërkombëtare.

Anësori 23-vjeçar nga Gjakova ka filluar karrierën e tij të lartë me klubet sllovene Aluminij dhe Zavrč, para se të lëvizë për në Kroaci për të nënshkruar për Lokomotiva dhe pastaj Osijek, ku ai ka luajtur së fundmi.

NJOFTIMI I RANGERS

Grezda nuk u aktivizua në ndeshjet kualifikuese e fundit të Osijek në Europa League kundër Rangers, për shkak të lëndimit, por mesfushori i talentuar është vlerësuar lart nga trajneri Christian Panucci, duke e përshkruar atë si të shpejtë, të drejtpërdrejtë dhe një lojtar që i bën gjërat të ndodhin në fushë.

Eros bëhet nënshkrimi i 14-të i Steven Gerrard për Light Blues dhe menaxheri beson se ai do të jetë goditja e madhe me përkrahësit e Rangers.

Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe tifozët do ta duan atë, sepse ai mund të kontribuojë shumë në pjesën ofensive.

Grezda është me të vërtetë i shpejtë, shumë i drejtpërdrejtë dhe ai vjen me përvojë ndërkombëtare. Sipas Borna dhe Nikola Katiç ai ishte lojtari më i mirë i Osijekut sezonin e kaluar.

Shpresojmë se ai do të jetë një lojtar i madh për ne të ecim përpara. Grezda ka bërë gjashtë paraqitje për Shqipërinë, por më parë ka luajtur edhe ekipin Shpesa në vendin e tij.

Ai shënoi gol fantastik në ndeshjen miqësore 3-2 kundër Turqisë në Antalya më 13 nëntor 2017.

Shqipëria do të jetë vizitore në ‘Hampden’ për ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve të Skocisë më 10 shtator, me Grezdën që ka gjasë të përfshihet në skuadrën e Panuccit.”

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?