Raport i OKB: Është rritur prodhimi global i kokainës, grupet shqiptare rol të rëndësishme në treg! Shpërndajnë drogë në Evropë

16 Mars 2023, 10:58| Përditesimi: 16 Mars 2023, 11:52

  • Share

Prodhimi global i kokainës ka arritur nivele rekord me rikthimin e kërkesës pas bllokimeve për COVID. Ky është përfundimi që ka arritur një raport i ri i Kombeve të Bashkuara në lidhje me prodhimin dhe trafikimin e kokainës.  Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin tha se kultivimi i kokainës u rrit me 35% midis 2021 dhe 2022 në nivele rekord.

Në raportin e këtij përmendet më shumë se 30 herë emri ‘Albania (Shqipëria)’ ose ‘Albanian (shqiptarë)’, duke i vënë një rol shumë të madh grupeve kriminale shqipfolëse në tregun botëror të drogës.

Raporti thotë se nga Holanda shpërndahet kokaina drejt vendeve të tjera evropiane dhe bandat shqipfolëse duket se luajnë një rol të rëndësishëm në këtë, sidomos në trafikimin drejt Shqipërisë dhe Italinë. Një destinacion tjetër i rëndësishme është ai i Mbretërisë së Bashkuar, ku është vlerësuar se grupet shqipfolëse të ushtrojnë kontroll të konsiderueshëm në treg.  

“Ndërsa grupet shqiptare janë shumë aktive në dërgimin e kokainës nëpër Evropën Perëndimore, veçanërisht në portet e Belgjikës dhe Holandës, një sasi kokaine ka mbërritur edhe ne portin kryesor të Shqipërisë, atë të Durrësit”, thuhet në raport.

Tregjet më pak të eksploruara të kokainës në Evropën Lindore janë furnizuar kryesisht nga grupet kriminale shqiptare dhe serbe. Në veçanti grupet kriminale serbe kanë furnizuar për një kohë gjatë Ballkanin me kokainë nga Ekuadori thuhet në raport.

Gjetjet sugjerojnë se qendra të reja për trafikim janë shfaqur në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore. Raporti tha gjithashtu se trafikantët po përdornin më shpesh shërbimet postare ndërkombëtare për të çuar drogën te konsumatorët. Evropa dhe Amerika e Veriut janë tregjet më të mëdha për kokainën, e ndjekur nga Amerika e Jugut dhe Qendrore dhe Karaibet. Ndërsa raporti thoshte se tregjet në Afrikë dhe Azi ishin "ende të kufizuara", Ghada Ëaly i OKB-së tha se potenciali që tregu të zgjerohej atje ishte një realitet i rrezikshëm. Raporti Global mbi Kokainën nënvizon se rritja e prodhimit ishte rezultat i një zgjerimi në kultivimin e kokainës, si dhe përmirësime në konvertimin e kokainës në kokainë pluhur.

Raporti thotë se shpërthimi i Covid-19 pati një efekt "përçarës" në tregjet e drogës pasi udhëtimet ndërkombëtare u kufizuan rëndë. Kërkesa për kokainë ra pasi klubet e natës dhe baret u mbyllën gjatë bllokimeve pandemike.

"Megjithatë, të dhënat më të fundit sugjerojnë se kjo rënie ka pasur pak ndikim në tendencat afatgjata," thotë raporti. “Furnizimi global i kokainës është në nivele rekord”.

Në Mbretërinë e Bashkuar, raporti thotë se ka pasur një "rritje të konsiderueshme" të konfiskimeve të kokainës në "mënyrat e shpejta të paketave dhe postës".

Përgjimet nga forcat e rendit kanë qenë gjithashtu në rritje - me një shpejtësi më të lartë se prodhimi, përshkruan raporti.

Gjetje të tjera kryesore përfshijnë:

  1. Kolumbia ende dominon rrugët e trafikimit, megjithëse shtigjet për në Evropë kanë evoluar
  2. Konsumi në Australi arriti kulmin në mesin e vitit 2020, ra me 50% vitin e ardhshëm dhe u rrit "mesatarisht" në muajt e fundit të 2021
  3. Grupet kriminale meksikane dhe ballkanike janë afruar më pranë qendrës së prodhimit për të fituar akses në furnizime
  4. Përdorimi i kokainës krak është në trend rritës në disa vende të Evropës Perëndimore, duke përfshirë Britaninë e Madhe , Belgjikën , Francën dhe Spanjën.
  5. Në Ukrainë , tregu ishte zgjeruar, por që nga pushtimi i Rusisë shkurtin e kaluar kërkesa është ndërprerë në mënyrë drastike

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • A. N.: 16/03/2023 12:37

    Prandaj duhet amnistia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?