Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis

Raportet diplomatike Kosovë-Greqi, Kurti takon Mitsotakis në New York

27 Shtator, 08:19| Përditesimi: 27 Shtator, 08:37

  • Share

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në New York ka takuar sot homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis, me të cilin ka biseduar mbi avancimin e raporteve  diplomatike dhe shtimin e bashkëpunimit të dyanshëm.

Me këtë rast u theksua mundësia e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në arsim, kulturë, ekonomi, tregti dhe investime, fusha nga të cilat do të kishte përfitime reciproke.

Kurti gjithashtu përmendi efektet pozitive të liberalizimit të vizave, ku tashmë shumë qytetarë kosovarë krahas qendrave tjera evropiane kanë destinacion të vizitave edhe Greqinë./Kosovapress

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?