I rikthyer pas në kohë ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Malaj ka folur për njohjen me Arben Ahmetajn dhe për mënyrën si përfunduan raportet mes tyre. Në emisionin Frontline në Report Tv Malaj tha se nuk ka besuar që një njeri që ka promovuar vetë ai, pra në rastin konkret Ahmetaj, do të merrte përsipër që ta shkarkonte.
“Me Ahmetajn kam pasur një marrëdhënie të veçantë se kam punuar në 97, pastaj u ndamë për arsye që më shumë se kushdo i di vetë ai. Nuk e besoja që një njëri që kisha promovuar me shumë dëshirë të merrte përsipër të më shkarkonte. I thashë kërkoji Ramës të vijë dikush tjetër dhe jo ti...”, shtoi Malaj.
I pyetur si u njoh me Ahmetajn ai tha: “Po përgjigjem ne një citim, që këshillon që nëse përzgjidhni një partner duhet ta shikoni për tre cilësi: I formuar mirë, me energji pozitive dhe me integritet. Nëse s’ka integritet do ta përdorë energjinë e tij për t'ju vrarë ju dhe jo për t'u shërbyer”.
Lajmi kryesor:
Ndryshimet në qeveri, Malaj: Ndarja e 'Ekonomisë' nga 'Financat' e vonuar, rezerva për shkrirjen me 'Kulturën'! Gonxhe, ‘kali i punës’
B.K//ReportTv.al