Raportet vjetore 2023, Çela: Kam kërkuar përshpejtim të hetimeve për Mikrokreditë! Akuzat politike minojnë besimin

15 Korrik, 20:58| Përditesimi: 15 Korrik, 21:05

  • Share

Dosjet e nxehta ishin pikat kryesore të interesit të deputetëve për prokurorin e përgjithshëm Olsian Çela në raportimin në Kuvend, ndër to edhe ajo mashtrimit të mikrokredive.

‘Janë disa kallëzime, ka vendimmarrje të prokurorive të përfshirë në këto skema. Disa persona janë në hetim. Prokurorisë së Tiranës i është kërkuar vetëm nxitja e përshpejtimit të hetimeve’, thotë Olsian Çela.

Por a po e lë politika drejtësinë të hetojë dosjet e nxehta? Duke thënë se drejtësia nuk është perfekte, Çela thotë se më shumë dëm po bëjnë akuzat politike.

'Nuk them që nuk duhet të kritikohemi, por duhet me argumente që i shërben përmirësimit të drejtësisë. Ka vend për përmirësim, duhet të kanalizohemi në rrugë institucionale dhe jo me debat politik’, shton Prokurori i Përgjithshëm.

Në sistem ka mungesë prokurorësh, i cili e bënë të vështirë punën.

‘Përgjatë vitit 2023 në të gjithë nivelet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm ka vijuar krijimi i vakancave të përkohshme dhe të përhershme deri në 38% të prokurorëve. Ndërkohë është shtuar volumi i dosjeve’, vijoi më tej ai.

Drejtuesja e KLGJ-së Naureda Llagami u ndal te problematika e krijuar për mungesën e ambienteve për gjykatat, ndikuar nga harta e re gjyqësore, por edhe numri i ulët i gjyqtarëve.

Nga ana e tij, kreu i ILD, Artur Metani, deklaroi se vendimet e gjyqësorit janë anatemuar dhe kritikuar, edhe politikisht.

‘Ka patur raste edhe të komentimit të vendimeve gjyqësore, kritika ndaj tyre, madje dhe deri në anatemimin e punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve apo të magjistratëve normalisht. Edhe nga opinioni publik. Edhe nga politika’, thotë Artur Metani.

Në Kuvend raportoi edhe kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, me të cilën debati u zhvendos më shumë tek prokurori Bledar Valikaj dhe disa familjarëve të tij që punojnë në Prokurorinë e Tiranës. Sipas Bogdanit, deri tani nuk është shfaqur asnjë problematikë e tillë për konflikt interesi.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?