Bota

Raporti amerikan për vrasjen e Jamal Khashoggit – drejton gishtin nga princi saudit i kurorës

25 Shkurt 2021, 15:27| Përditesimi: 25 Shkurt 2021, 15:42

  • Share

Një version i deklasifikuar i një raporti të zbulimit amerikan, pritet të publikohet sot dhe vë në pah se Princi saudit i Kurorës Mohammed bin Salman, ishte dakord me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në vitin 2018, thanë katër zyrtarë amerikanë .

Zyrtarët thanë se raporti, për të cilin CIA ishte burimi kryesor, vlerëson se princi i kurorës miratoi dhe me gjasë urdhëroi vrasjen e Khashoggit, shkrimet e të cilit në mediat amerikane kritikonin politikat e princit.

Presidenti Joe Biden, një demokrat, i cili pasoi republikanin Donald Trump pesë javë më parë, u tha gazetarëve të mërkurën se ai e kishte lexuar raportin dhe priste të fliste së shpejti në telefon me Mbretin Salman të Arabisë Saudite, babai i princit të kurorës 35-vjeçar që është udhëheqësi de facto i vendit.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, u tha gazetarëve të mërkurën se presidenti Biden do të komunikojë vetëm me mbretin saudit dhe se raporti i deklasifikuar për vrasjet e Jamal Khashoggit, ishte duke u përgatitur për t'u publikuar së shpejti.

Jamal Khashoggi, 59 vjeçar, një gazetar saudit dhe kolumnist në Washington Post,  shkoi në konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor 2018 dhe u vra nga një ekip operativësh të lidhur me princin e kurorës, të cilët copëtuan trupin e tij, në atë gjendje që eshtrat e tij të mos gjendeshin kurrë.

Riadi përfundimisht pranoi se gazetari Khashoggi u vra në një operacion, por mohoi çdo përfshirje të princit të kurorës. Pesë burra që fillimisht u dënuan me vdekje për vrasjen, iu ndryshua dënimi me nga 20 vjet heqje lirie pasi u falën nga familja e Khashoggit.

Presidenti Biden u zotua gjatë fushatës presidenciale të vitit 2020 për të rivlerësuar lidhjet e Shteteve të Bashkuara me Riadin, pjesërisht edhe për vrasjen e Khashoggit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?