Raporti i AMA per kohen televizive te partive

Politikë

Raporti/ Berisha ankohet për mospasqyrim mediatik, por PD zë 90% të kohës së televizioneve

29 Shtator, 13:10| Përditesimi: 29 Shtator, 13:12

  • Share

Kryedemokrati Sali Berisha hedh akuza herë pas here në adresë të televizioneve dhe mediave në vend, duke u ankuar se nuk pasqyrojnë konferencat e shtypit dhe denoncimet e Partisë Demokratike.

Mirëpo, ndryshe flasin të dhënat dhe matjet e audiencës.

Sipas Autoritetit të Mediave Audiovizive, në një raport për muajin gusht 2025 për kohën që zënë partitë politike në televizionet kombëtare, Partia Demokratike zë ‘pjesën e luanit’.

Konkretisht, sipas këtij raporti, Partia Demokratike zë 90.20% të hapësirës televizive.

Ndërkohë, Partia Socialiste ka zënë 4.81% të kohës së televizioneve kombëtare.

Më pas renditen PL me 3.17% dhe Partia Republikane me 1.81%.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?